Në11 tetor 2011, u rihap ne te njëjtin vend, në rrugën “Qemal Stafa” mensa në ndihmë të personave më nevojtarë “Shoqëria e dashurisë”. Zyra e grave e Kishës mori përsipër ta vazhdojë këtë aktivitet në bashkëpunim me një grup vullnetarësh.
Ajo funksionon çdo të martë dhe te enjte, në orën 11:00. Fillimisht do të hanë drekë 40 persona të moshës së tretë, të vetmuar dhe me aftësi të kufizuara. Shpenzimet do të mbulohen nga Kryepiskopi Anastas dhe nga kontributet që ftohet të japë komuniteti besimtar i Kishës.
Ftohen të gjithë ata që duan të kontribuojnë me të holla, ushqime etj., apo që kanë dëshirë të shërbejnë vullnetarisht, t’i bashkohen këtij misioni fisnik.
Rajmonda Shqevi