Të dielën, 18 shtator, miqtë nga Kishat Orthodhokse dhe Anglikane morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore, në Kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, ku Hierarkët orthodhoksë bashkëcelebruan. Predikimin e rastit e mbajti Episkopi Kalistos (Ware), nga Britania, Patriarkana Ekumenike, teolog i njohur botërisht dhe bashkëkryetar i këtij Komisioni.
Midis dy Kishave ka pasur marrëdhënie miqësore që prej disa shekujsh, por ky dialog teologjik i drejtpërdrejtë ka nisur që nga viti 1973, në Oksford. Rrjedhojë kanë qenë tre raporte, për tema teologjike me interes të përbashkët. Tani ka nisur një fazë e re, ku po diskutohet për përgjegjësinë e të krishterëve për Krijesën e Perëndisë dhe për mjedisin, si dhe për përgjegjësinë e tyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
23. 9. 2011
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë