Ungjilli i lexuar në Shërbesën e Mëngjesores (Matth. 21:1-11, 15-17) përshkruan hyrjen triumfale të Jisuit në Jerusalem. Në fund të Shërbesës së Mëngjesit prifti thotë një lutje, bekon tufat e dafinave dhe më pas i shpërndan tek besimtarët. Me tufa dafinash në duar ne përshëndesim Mbretin duke kënduar. Ne e pohojmë atë si Mbretin dhe Zotin tonë. Mbretëria e Perëndisë tashmë ka filluar dhe në ditën e pagëzimit ne jemi bërë qytetarë të tij duke premtuar për të qenë besnikë. Kur ne marrim nga prifti tufën e dafinave, duke përtërirë betimin tonë tek Mbreti ynë dhe duke pohuar se jetojmë në Mbretërinë e Tij dhe çdo gjë në jetën tonë i përket Krishtit, asgjë nuk mund të na largojë nga Zotëruesi ynë i vërtetë.
Ne e dimë se Mbretëria është në rrugën e Tij për në Golgotha, në kryqëzimin dhe në varr. Ne e dimë se ky triumf është prolog i sakrificës së Tij. Tufat në duar tregojnë gatishmërinë për ta ndjekur Atë në këtë rrugë të sakrifikimit. Pranimi ynë i sakrificës dhe vetëmohimi është e vetmja rrugë për në Mbretëri
Në vijim, po publikojmë përmes fotoografive, momente nga kjo ditë në Tiranë.
|
|