Në këtë sesion u referuan 5 tema shkencore dhe me vlerë.
– 1. “Dinamika e popullsisë së vendit tonë në 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë – nga Prof. Dr Ilia Telo.
– 2. Identifikimi dhe vlerësimi i profileve të studentëve nëpërmjet Machine Learning – nga Evis Trëndafili, doktorante në proces në informatikë.
– 3. Përsosja e kontabilitetit në vendin tonë në 100 vitet e fundit – nga Prof. DR. Leandro Haxhi.
– 4. Mbrojtja e mjedisit është detyrë parësore e mbarë shoqërisë – Prof. As. DR Piro Prifti.
– 5. Ndërgjegja dhe edukimi fisnikëron natyrën e njeriut dhe moralin e veprave të tij – nga Pamela Mukaj, Studente në këtë universitet, dega Menaxhim Biznes.
Ishte një koiçidencë e bukur që Universiteti LOGOS në këto ditë kremtimi për kombin tonë organizoi sesionin e parë shkencor, i cili i zhvilloi punimet të enjten, në dt 22 nëntor, në sallën e konferencave të universitetit. Merrnin pjesë Presidenti i Universitetit “LOGOS” Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë njëherësh Prof . Dr. Honoris Kauza Anastas Janullatos, Etër të KOASH-it, pjesmarrës të institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat, pjesmarrës nga kompani biznesi, pedagogë dhe studentë.
Luljeta Pjetri