Një minidokumentar, i cili tregoi të gjitha vizitat që Kryebariu i KOASH-it Imzot Anastasi kishte kryer në këtë shkollë në këto 10 vite të jetës së saj. Komunikim i ngrohtë, bashkëbisedim i sinqertë me mësuesit dhe nxënësit. Më pas koncerti vazhdoi me këngë patriotike, valle nga treva të ndryshme të vendit, poezi nga Rilindasit dhe falenderime. Sigurisht falenderime të nxënësve për Kryepiskopin Anastas ideatorin dhe themeluesin e kësaj shkolle dhe për të gjithë ata që ndihmojnë në mirërritjen e tyre. Për rreth 1 orë e 30 minuta, fëmijë, mësues, prindër dhe të ftuar gëzuan së bashku kremtimin e 10 vjetorit të shkollës, që aq bukur përkoi edhe me 100 vjetorin e Pavarsisë.
Luljeta Pjetri