Në këtë panair, si çdo vit, mori pjesë edhe Kisha jonë Orthodhokse me rreth 100 botime, ku libri më i ri ishte “Udhëtim Shpirtëror” i Kryepiskopit Anastas. Shumë lexues shprehën interesimin e tyre, duke u afruar në stendë, ku veç librave të ekspozuar u informuan edhe për rolin dhe rëndësinë që ka Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe kontributin e saj në shoqërinë shqiptare.
Joan Meni