Universiteti LOGOS u krijua si vazhdimësi e suksesshme e përvojës dhe veprimtarisë mbi 10-vjeçare të Institutit të formimit profesional “Frymë Dashurie”.Me iniciativën dhe nën kujdesin e madh për arsimimin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr Anastasit, Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie” hapi dyert e tij në Tetor 2000 , duke qënë ndër të parët institucione të arsimit të lartë profesional në Shqipëri. Programet 2-vjeçare u morën nga shkolla të suksesshme profesionale, të cilat janë të njohura në të gjithë Evropën. Në procesin mësimor peshë të madhe zë praktika mësimore gjë për të cilën u ngritën edhe laboratorët përkatës në të gjitha degët. Duke u nisur nga kërkesat e shumta pranimet në Institut janë bërë me konkurs mbi bazën e njohurive të marra në shkollën e mesme.