Në dt. 6 Janar, Mitropoliti i Gjirokastrës Imzot Dhimitri kreu liturgjinë Hyjnore në qytetin bregdetar të Sarandës. Besimtarët ishin të shumtë gjatë gjithë Liturgjisë Hyjnore, ku ndër të tjerë ishin edhe zëvendës konsulli i qytetit të Gjirokastrës, nënprefekti i qytetit të Sarandës, kryebashkiaku i këtij qyteti, si dhe përfaqësues të ndryshëm nga zona përqark Sarandës. Gjithashtu në liturgji merrnin pjesë edhe nxënësit e shkollës Kryqi i nderuar, nxënësit e shkollës profesionale Apostull Pavli, Mesopotam dhe vajzat e konviktit kishtar Bularat.
 
    Pas përfundimit te Liturgjisë Hyjnore, mitropoliti i Gjirokastrës së  bashku me popullin besimtar u drejtuan drejt detit ku u krye dhe ceremonia e bekimit te ujrave me hedhjen e Kryqit ne det.
 
    Të shumtë ishin të rinjtë që u hodhën në det por si përfundim Kryqi u kap nga nxënësi i Liceut Kishtar, Vasil Skuka.
 
    Menjëherë pas kryerjes së shërbesës së ujit të bekuar, Mitropoliti i Gjirokastrës, klerikët, nxënësit dhe nxënëset e shkollave kishtare së bashku me besimtarë të tjerë kryen shërbesën e kekut të Shën Vasilit.
 
    Ndërkohë, në qytetin e Gjirokastrës ceremonia, pas meshës tradicionale në kishën e Kryeëngjëjve, është pasuar me hedhjen e kryqit në ujërat e lumit Drino.
 
Emiliano Lito