Studentët e Akademisë si dhe nxënësit e liceut kishtar, Sukth kishin përgjegjësinë për mbarëvajtjen e festës, duke kryer
Në këtë atmosferë festive, Episkop Nikolla përcolli disa mesazhe për popullin besimtar. Në mbrëmësoren e festës, midis të tjerash ai, duke iu përmbajtur leximeve të këtyre ditëve theksoi se duhet të duam njëri tjetrin dhe jo vetëm kaq, por të duam njëri-tjetrin ashtu siç Krishti na ka dashur, pra me dashuri sakrifikuese. “Zoti thotë se nga kjo do t’iu njohin që jeni nxënësit e mi, nëse keni dashuri midis jush. Ai, po ashtu, duke folur për këtë dashuri të krishterë iu referua edhe veprës së Kryepeshkopit Anastas, i cili i shtyrë nga një dashuri e tillë pa kushte erdhi në Shqipëri dhe ringriti nga themelet Kishën tone”.
Ndërsa në fund të liturgjisë së datës 11, siç është bërë traditë tashmë prej vitesh, një prej studentëve të vitit të katërt, mbajti predikimin e rastit. Në predikim u theksua se shën Vlashi është një shembull i gjallë imitimi, për të gjithë ne, një atlet i besimit, një dëshmitar i Krishtit, i cili për besimin e tij dha vetë jetën dhe gjakun e tij.
Më pas besimtarët shkëmbyen urimet dhe u larguan duke marrë me vete mesazhet e rëndësishme që u përcollën nëpërmjet adhurimit, leximeve dhe predikimeve të këtyre ditëve.
|
|
Gabriela Dalipi