Kisha jonë Orthodhokse merr pjesë në “Panairin e Fëmijëve 2011”, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në një stendë të larmishme, fëmijët dhe prindërit e tyre nuk kishte si të mos ndalonin për të parë nga afër jetën e gjallë të fëmijëve të Kishës sonë dhe sa Ajo ka ofruar dhe ofron për fëmijët pa dallim fetar dhe niveli ekonomik. E gjithë kjo ishte pasqyruar thjesht, bukur përmes posterave të mëdha dhe sloganit “Për një shoqëri me dashuri dhe shpresë”, prezantimit audioviziv në kompjuter, fletushkave informuese, botimeve kishtare për fëmijë, punimeve tëtyre të këndshme, duke treguar njëra pas tjetrës pjesë nga jeta e fëmijëve në kopshtet dhe shkollat e Kishës, aktivitete të ndryshme, punime dore, krijimtarietj. Grupi organizator i prezantimit kishtar në këtë panair u shpreh i kënaqur përinteresimin dhe vullnetin pozitiv të shumë fëmijëve (orthodhoksë dhe jo orthodhoksë), të cilët panë nga afër punën e jashtëzakonshme që është kryer në këto vite nga KishaOrthodhokse dhe Kryebariu i saj, Fortlumturia e Tij, Imzot Anastasi.

    Panairi “Gjithçka për fëmijët” u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Smart Advertising nën kujdesin e znj. Liri Berisha Presidente e Fondacionit “Fëmijët shqiptar”, me mbështetjen e zv/ministres së Arsimit dhe Shkencës znj. Nora Malaj, të UNICEF dhe të QendrësKulturës Kombëtare të Fëmijëve. Në fokus të këtij panairi ishin: rritja e edukimi, shëndeti, argëtimi dhe ushqimi i fëmijëve. Qëllimi i këtij aktiviteti është të forcojë konceptin tek prindërit,mësuesit dhe shoqëria në përgjithësi, se zhvillimi i shëndetshëm i fëmijëve është investim për të ardhmen e familjes dhe të shoqërisë shqiptare.Të pranishëm në përurimin e këtij panairi ishin edhe znj. Liri Berisha dhe zv/ministrja e arsimit Nora Malaj. Ato përgëzuan hapjen e këtij panairi si dhe i kanë shprehur urimet e tyre fëmijëve me rastin e 1 Qershorit. Ky panair përfundon në 3 qershor.
Isidor Koti