Fryti i Shpirtit të Shenjtë
Por fryti i Shpirtit është dashuri, gëzim,paqe, zemërgjerësi, ëmbëlsi, mirësi, bësnikëri, butësi, v etëpërmbajtje. (Gal. 5:22)
Departamenti i Edukimit të Krishterë i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, nën drejtimin e znj. Anastasia Pamela Barsdale, (M.Div) organizoi tre kampe ditore; në Shën Vlash, në Rrushkull dhe në Durrës, si pjesë e programit të trajnimit për mësimdhënie për studentët e Akademisë Telogjike. Tema e kampit ishte “Fryti i Shpirit të Shenjtë na ndihmon të duam Perëndinë dhe të afëmin tonë”. 14 studentë të Akademisë Teologjike dhe 132 fëmijë morën pjesë në programin e kampit. Trajnimi mbi mësimdhënien u përqendrua në të mësuarit e aftësive interaktive, në krijimin dhe përdorimin e mjeteve vizuale, në mënyrat e të pyeturit, në të drejtuarit e diskutimit në grup dhe në përdorimin i dramatizimeve.
Duke përdorur mënyra krijuese, fëmijët mësuan dhe fiksuan vargje biblike lidhur me Frytin e Shpirit të Shenjtë. Programi i kampit përfundoi me Liturgjinë Hyjnore të së dielës. Fëmijët në Kishën e Apostull Pavlit dhe shën Astit, në Durrës, pas Liturgjisë Hyjnore prezantuan para prindërve dhe anëtarëve të enorisë këngë dhe vjersha. Fëmijët dhe mësuesit mësuan për dashurinë e Perëndisë, kënduan këngë, morën pjesë në lojëra të ndryshme, dhe gjatë gjithë javës u gëzuan së bashku.
Tani mezi presin fillimin e programit të katekizmit në muajin tetor.
Kampi ditor në Kishën e shën Nikollës në Kavajë do të zhvillohet javën e parë të muajit shtator.
Anastasia Pamela Barksdale