Me madhështi filloi kremtimi i sivjetshëm i “Javës së Madhe dhe të Shenjtë”, në qytetin e Beratit. Të gjitha shërbesat e Javës së madhe kryhen në dy kishat kryesore të qytetit në Katedralen e re të “Shën Dhimitrit” në qendër të qytetit, si dhe në kishën e Shën Spiridhonit në lagjen Goricë.
Me qindra e qindra besimtarë erdhën të “Dielën e Dafinave” për tu falur në katedralen e “Shën Dhimitrit” dhe morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore e cila u drejtua nga Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Imzot Ignati.
Të veçantë këtë ditë e bëri dorëzimi ne Prift i dhjakonit Niko Lushi i cili prej 10 vitesh shërben si katekist duke u kujdesur për brezat e rinj të kishës orthodhokse. Ate Niko prej. 6 vitesh është koordinator i katekizmit dhe i rinisë për Mitropolinë e Beratit dhë në 4 vitet e fundit ka shërbyer si dhjakon pranë Imzot Ignatit.
Gjithashtu e zbukuroi edhe më tepër këtë të kremte te madhe dhënia e titullit anagnost për tre psaltët e moshuar zotërinjtë Kosta Bumli, Kozma Shyti dhe Pavli Vishnja te cilët me devotshmëri dhe shprestari për vite të tëra psalin në kishat e Beratit.
Në mesazhin e Imzot Ignatit të përcjellë për besimtarët u theksua:
Në mesazhin e Imzot Ignatit të përcjellë për besimtarët u theksua:
”Atmosfera që mbizotëronte në qytetin e hirshëm të Jerusalemit është festive, e gëzueshme dhe entuziazmuese. Zoti i lavdisë, i shoqëruar nga peshkatarët e Galilesë, hyn në Jerusalem. Vjen, përulësisht, thjeshtë, me një modesti të veçantë, i ulur jo mbi një kalë luftëdashës, as mbi karro që tërhiqet nga elefantë apo luanë, siç e kishin zakon dhe bënin në triumfet e tyre perandorët dhe gjeneralët romakë.
Populli, duke shikuar në personin e Krishtit, Mesian e Izraelit, që do të ringjallë gjininë dhe do të rimëkëmbë mbretërinë e Davidit, e pret “me dafina dhe palma”. Shtron rrobat më të mira, merr në duar, me entuziazëm, degët e dafinave dhe thërret: “Hosanna, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit, mbreti i Izraelit”. Lajmi për ngjalljen e Llazarit ndezi shpresat e tyre.
Kështu e donin Mesian, të fortë, çudibërës, sundues, të aftë për të dërrmuar tiraninë Romake. Prandaj, kur pa se Krishti nuk ishte ai që mendonte, nuk nguroi ta shndërronte entuziazmin e tij në urrejtje dhe zemërim. “Me degë e himnuan së pari, dhe me shkopinj e zunë më pas, mosmirënjohësit Krishtin
Vjen edhe sot Krishti. Le të dalim nga vetmia e vetes sonë, le të hedhim poshtë mbulesat e vjetra të mëkatit. Le të shtrojmë vellon e veprave tona Hyjnore. Le të marrim në duar, në vend të degëve të dafinave, virtytet tona. Dhe kështu shpirtërisht le të presim Atë që vjen, Mbretin e paqes.”
Besimtarët Orthodhoksë morën si bekim nga dora e Imzot Ignatit dhe simbolin e festës, gjethet e dafinave.
Besimtarë të shumtë vazhduan dhe vazhdojnë të ndjekin shërbesat që vijojnë në këtë javë të madhe dhe të shenjtë. U celebruan nën drejtimin i Hirësi Ignatit edhe tre shërbesat e Dhëndrit, të Hënën e Madhe dhe të shenjtë në të cilën përkujtuam Josifin e lumur të Fortmirë dhe fikun që u mallkua dhe u tha prej Zotit, Të Martën e Madhe dhe të shenjtë ku përkujtuam paravolinë e dhjetë Virgjëreshave prej Ungjillit të Shenjtë, si dhe të Mërkurën e Madhe dhe të shenjtë në të cilën përkujtuam gruan mëkatare që leu Zotin me miro.
U kryhen gjithashtu dhe Liturgjitë e Parashenjtëruara të hënën, të martën dhe të mërkurën ne mëngjes.
Nën madhështinë e tropareve mbresëlënëse kryhen shërbesat e Shenjta të pësimeve të Zotit tonë Jisu Krisht. Të gjithë ne përjetojmë më së miri ngjarjen që ndryshoi botën, sepse Kisha jonë këtë ngjarje e cila përbën epiqendrën e gjithë vitit liturgjik e ka thurur aq bukur me një mjeshtëri psalmike hyjnore.
Jav’ e madhe e shenjtë nis me shkëlqim, me pësimet e Krishtit plot me vajtim; eni pra dhe priteni, dhe kremtojeni besërisht. Krijetari ja ku vjen të vuajë kryq për ne, me hetime dhe kamzhik, përpara gjykatësit; pret për ne shuplaka, dhe përqeshje prej robërish, të gjitha po i pranon, për shpëtimin e njerëzve. Le t’i; thërresim pra: o Krisht Perëndi dhe Zot, ti dhurona ndjesën e mëkateve, që t’u falemi me besë, pësimeve të hidhura.
|
|
|
|
|
|
|
|