Kisha, që i kushtohet të Gjithë Shenjtorëve, është e stilit bazilikë me kupolë dhe portik nga tri anët. Lartësimi i kambanave bëhet me anën e një konstruksioni mural të drejtë, me tri dritare ku janë vendo-sur kambanat. Sipërfaqja e përgjithshme e saj është rreth 250 m2, me lartësi në kupolë 12.5 metra. Ikonostasi i gdhendur me dorë dhe ikonat janë realizuar nga mjeshtrit e punishteve përkatëse të kompleksit “Nazaret”.
Kisha filloi nga funksionimi të Dielën e Gjithë Shenjtorëve, më 10 qershor, ditën kur feston, me Shërbesën e Hapjes së Dyerve dhe Liturgjinë e parë Hyjnore. Ato u kryen nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Episkopi i Amantias, Hirësi Nathanaili dhe klerikë të tjerë. Në fjalën e tij Kryepiskopi theksoi rëndësinë e kësaj dite dhe falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e saj. Ai u ndal gjithashtu në kuptimin e të kremtes dhe rëndësinë e dëshmisë së shenjtorëve të Kishës, e të gjithë atyre që u lutën e sakrifikuan për ruajtjen dhe përparimin e besimit.
Kisha do të shërbejë rregullisht, dhe çdo të diel e të kremte do të kryhet Liturgjia Hyjnore, si dhe të gjitha llojet e shërbesave.