Nga komuniteti I Krishterë Orthodhoks merrnin pjesë Kryepiskopi i Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imazot Anastasi, Arkimandrit Justin Anthimiadhi, Arkimandrit Kozmai , Dhjakon Anastasi, intelektualë, dhe të rinj aktivistë pranë KOASH. Ekspozitën e hapi drejtori i GKA z.Rubens Shima. Z.Aldo Bumçi , Ministër i Kulturës, në fjalën e tij përshëndetëse për të pranishmit ndër të tjera cilësoi: “Ikonat janë një trashëgimi e mrekullueshme, një pasuri e madhe, të cilën ne po e përdorim për të prezantuar vlerat e Shqipërisë, në ekspozita që janë hapur aktualisht në Romë dhe në Moskë”.
Gjithashtu Ministri i Kulturës Bumçi falenderoi edhe përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse, të cilët bashkë më Ministrinë, por edhe në mënyrë të pavarur kanë ndihmuar në restaurimin e Kishave të vjetra, ikonave dhe shprehu mirënjohjen ndaj Kryepiskopit Anastas për këtë vepër të fuqishme dhe këtë ndihmë të madhe. Ekspozita Ikonografike , shekujt XIV-XX do të qëndrojë e hapurn ne GKA deri në dt. 29 nëntor.
Julia Lila