Edhe këtë vit me Hirin e Zotit, ashtu siç është bërë tashmë traditë, përpara të kremtes së Pashkës, u kryen pagëzimet e të pa pagëzuarve në radhët e nxënësve të Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër dhe të nxënëseve të konviktit kishtar Bularat.Këto pagëzime u kryen në dt. 13 prill për vajzat dhe në dt.14 prill për djemtë. U veshën me Krishtin 5 vajza dhe 7 djem pas një katekizmi të gjatë që kishin bërë. Në këto pagëzime merrte pjesë edhe vetë Mitropoliti i Gjirokastrës imzot Dhimitri. Në përfundim të Misterit të Shenjtë, Mitropoliti i Gjirokastrës iu uroi të porsapagëzuarve të kenë një rrugë të ndiçuar në jetën e tyre dhe një Parajsë të mbarë, duke e dëshmuar besimin e tyre të krishterë kudo që të jenë.
 
Emiliano Lito