Periudha e verës është një gëzim i veçantë për të rinjtë dhe të rejat orthodhokse. Është bekim i madh që ata marrin pjesë në një nga veprimtaritë më të mëdha që organizon Kisha jonë për argëtimin, formimin dhe edukimin e brezit të ri. Sivjet, kampet do të nisin në fund të muajit qershor dhe do të përfundojnë në fillim të muajit gusht.
Për djemtë është menduar ndjekja e traditës shumë vjeçare në Manastirin e Hirshëm “Fjetja e Hyjlindëses” në Zvërnec të Vlorës. Tre kampe, për fëmijët, gjimnazistët dhe studentët do të presin me qindra të rinj nga të gjitha enoritë.
Ndërkohë edhe për vajzat do të ndiqet itinerari i zhvillimit të tre kampeve në Manastirin e Hirshëm “Shën Joan Vladimiri”, pranë Elbasanit. Programi do të jetë i larmishëm dhe nuk do të mungojnë as risitë, të cilat i tërheqin të rinjtë për zhvillimin e jetës së tyre shpirtërore dhe sociale.
Kampet do të zhvillohen nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, i cili i konsideron kampet si “shkolla verore”. Ky është viti i 15-të i zhvillimit të këtyre kampeve dhe mbetet një prej aktiviteteve më të shumëpritura jo vetëm nga të rinjtë, por nga i gjithë komuniteti orthodhoks.
Ja cilat janë datat kur do të zhvillohet këto kampe
Për djem: Kampi I – mosha 10-12 vjeç Data 2-11 korrik 2011
Kampi II – mosha 13-15 vjeç Data 13-22 korrik 2011
Kampi III – mosha 16-25 vjeç Data 25 korrik-3 gusht 2011
Kampi II – mosha 13-15 vjeç Data 13-22 korrik 2011
Kampi III – mosha 16-25 vjeç Data 25 korrik-3 gusht 2011
Për vajza: Kampi I – mosha 10-12 vjeçe Data 30 qershor- 9 korrik 2011
Kampi II – mosha 13-15 vjeçe Data 12-22 korrik 2011
Kampi III – mosha 16-25 vjeçe Data 26 korrik-4 gusht 2011
Kampi II – mosha 13-15 vjeçe Data 12-22 korrik 2011
Kampi III – mosha 16-25 vjeçe Data 26 korrik-4 gusht 2011