Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Zyra e Shtypit
Tiranë, më 07.01.2013
Redaksisë së “Gazeta Shqiptare”
Njoftim
Më datën 07.01.2013, faqja 4, “Gazeta Shqiptare” botoi artikullin e z. Tedi Blushi, me titull “Komuniteti Mysliman dhe Kisha s’paguajnë taksat”. Artikulli në fjalë shoqërohej me një listë targash automjetesh, për të cilat thuhej se nuk ishin paguar i taksat e qarkullimit. Midis tyre renditeshin 8 targa automjetesh, pronë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Për hir të së vërtetës dhe për korrektësi, me përgjegjësi të plotë dhe duke u bazuar në dokumentat e disponuara, deklarojmë sa më poshtë:
Nga 8 automjetet e renditura, sot në përdorim të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të institucioneve të saj janë vetëm 7. Të gjitha ato kanë paguar rregullisht dhe brenda afatit detyrimet e tyre tatimore.
A. Konkretisht, automjetet me targa:
Targa e Automjetit Data e pagesës
1) TR 0411 P (05.11.2012).
2) TR 0788 G (12.11.2012).
3) TR 1465 P (05.01.2013).
4) TR 2995 S (04.12.2012).
5) TR 5960 E (10.02.2012).
6) TR 8867 T (31.05.2012).
7) TR 7965 I (05.10.2012),
1) TR 0411 P (05.11.2012).
2) TR 0788 G (12.11.2012).
3) TR 1465 P (05.01.2013).
4) TR 2995 S (04.12.2012).
5) TR 5960 E (10.02.2012).
6) TR 8867 T (31.05.2012).
7) TR 7965 I (05.10.2012),
B. Përsa i përket automjetit me targa: TR 2563 B, ai është çregjistruar më datë 12.03.2012 dhe nuk i përket më Kishës sonë.
Ne disponojmë faturat zyrtare tatimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria Rajonale Tiranë, të cilat vërtetojnë se Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë – si gjithmonë – ka shlyer në kohë detyrimet e saj tatimore karshi shtetit.
Jemi të bindur se Gazeta juaj do të botojë këtë njoftim, për të vendosur në vend të vërtetën dhe për të informuar saktë opinionin publik.
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë