Takimi nisi me psalme e më pas me diskutim për mesazhin e apostullit të ditës që u lexua në Kishë në atë ditë. Kryepiskopi, si urim për këtë vit të ri, kishte zgjedhur mesazhin e ripërtëritjes në jetën shpirtërore, ku gjithçka dhe mbi gjithçka është vetëm Krishti. Pas bashkëbisedimit, Kryepiskopi ndau kekun dhe ua shpërndau të rinjve pjesëmarrës bashkë me kalendarin e vogël orthodhoks per vitin 2012, botim i përvitshëm i Kishës Orthodhokse.
Pak ditë më parë një aktivitet i ngjashëm u krye edhe me studentët e Qendrës Studentore të Kishës Orthodhokse, në Qytetin Studenti.
|
|
|
|
|
|