Aktivitete me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në kopshtet e Kishës Orthodhokse. (16 Nëntor 2012)
Ne datën 16/11/2012 Zyra e Koordinimit të Përkujdesjeve Ditore me mbështetjen e Zyrës Diakoni Agapes dhe donatoreve, në kuadër të zbatimit të Programit të Përkujdesjeve Ditore udhëtoi në qytetin e Vlorës. Në kopshtin “Frymë Dashurie” të këtij qyteti me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë stafi i kopshtit kishte përgatitur një Mësim të Hapur. Për të ndjekur këtë aktivitet morën pjesë mësuese të kopshteve të Durrësit, Kavajës , Lushnjës, Beratit, Elbasanit, Cërrikut dhe Korçës. Në Vlorë gjetëm të pranishëm një ambjent ku mbretërontë atmosfera e festës, të zbukuruar me flamuj të gjithë kopshtin. Mësimi nisi me “Himnin e Flamurit”, i cili u këndua nga të gjithë fëmijët dhe edukatoret. Ora e mësimit u zhvilluar sipas programit dhe përmbante të gjithë figurat, vendet dhe ngjarjet që lidheshin me pavarësinë. Ngjarjet u integruan në fushat e matematikës, gjuhës dhe arteve. Për të përmbyllur aktivitetin, fëmijët e këtij kopshti dramatizuan një pjesë të shkëputur nga filmi:”Nëntori i dytë”, duke sjellë kështu momentet e ngritjes së flamurit të qëndisur nga Marigoja.
Nafsika Melo
Post Views:763
By Kisha Orthodhokse|2020-04-06T22:05:55+02:0021 Mars, 2013|Lajme|Komentet te Aktivitete me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në kopshtet e Kishës Orthodhokse. (16 Nëntor 2012) Janë të Mbyllura