Atmosfera e Pashkës së Madhe u zbukurua në gëzimin e të rinjve dhe të rejave, të cilët për këtë ngjarje kishin përgatitur një programtë veçantë. Mes pjesëmarrësve ishte edhe organizatori kryesor i këtij aktiviteti, Episkopi i Apollonisë, imzot Nikolla, si edhe klerikë të tjerë, besimtarë e artdashës të qytetit të Durrësit.
Koncerti kishte si qëllim të jepte edhe një shijim të vogël nga pasuria e thesarit muzikor të Orthodhoksisë përmës Muzikës Bizantine, e mrekullueshme dhe qiellore, e cila arrin kulmet e saj në troparet Ngjallësore. Pikërisht programi u hap dhe u mbyll me këto tropare, të përgatitura me dashuri dhe përkushtim nga studentët e Akademisë Teologjike, të cilët
Përveç tropareve të festës, ata u prezantuan edhe me këngë festivalesh, recitime të mësuara nëshkollë, pjesë për violinë, kërcime etj.
Në fund të programit, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Hirësi Nikolla, përveçtë tjerave tha: “Gjithmonë njeriu është përpjekur dhe ka luftuar për të gjetur lumturinë. Si asnjëherë më parë, jeta e tij nuk ka qenë kaq komode.E megjithatë nuk është fituar beteja më e vështirë, beteja me vdekjen. Krishti e mundi vdekjen me Ngjalljen e Tij!”
I.Koti