“Ky është një projekt që i duhet Tiranës. Ky është një muze që i mungon Tiranës. Si çdo projekt i domosdoshëm, si çdo objekt i munguar në një realitet, na detyron për një qasje inteligjente dhe një qëndrim të suksesshëm”, deklaroi Rama.
Përfaqësuesi i Kishës sonë në këtë takim ishte Episkopi i Krujës, imzot Andoni, i cili theksoi se: “Ky do të jetë një muze i gjallë,
ndryshe nga ata të zakonshmit që janë antikë. Ne do të ofrojmë gjithë gatishmërinë dhe burimet tona njerëzore. Ky muze do të jetë shprehje e dialogut dhe harmonisë fetare, duke materializuar historinë dhe bashkëjetesën”.
Muzeu mendohet të ndërtohet pranë dy katedraleve dhe xhamisë së re. Për të realizuar idenë do të bëhet një konkurs ndërkombëtar. Bashkia e Tiranës do të ketë rolin e katalizatorit të këtij procesi, duke marrë përsipër krijimin e mundësisë që njerëzit ta diskutojnë problemin me të gjitha palët dhe që të gjithë të thonë fjalën e tyre për këtë muze, i cili do të jetë muzeu i të gjithëve.
Isidor Koti