Më 6 shtator nisi viti i ri arsimor 2010-2011
Nisjes së vitit të ri shkollor 2010-2011, në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Kishës sonë i dha bekim ditën e parë kryerja e Shërbesës së Ajazmës. Me qindra nxënës dhe mësues përshëndetën 6 shtatorin, si një fillim i rëndësishëm në rrugën e gjatë dhe plot sfida të dijes. Institucionet arsimore të Kishës edhe këtë vit do të përgatisin me përkushtim njerëz jo vetëm me edukatë shkencore, por edhe me kulturë shpirtërore, për të dhënë me dinjitet kontributin e tyre në shoqëri. Ky është qëllimi kryesor që ka motivuar prej vitesh Kryepiskopin Anastas, i cili u ka ofruar fëmijëve dhe të rinjve kushtet më të mira të mundshme në “laboratorët” e ringjalljes shpirtërore dhe morale.
Shkolla 9-vjeçare shqiptaro-amerikane“Protagonistët” në Tiranë, bashkë me mjediset bashkëkohore, iu ka ofruar nxënësve sivjet edhe laboratorët e rinj të kimisë dhe të fizikës, si dhe këndin sportiv. Ndërkohë, është duke u punuar intensivisht për hapjen e laboratorit të biologjisë si dhe bibliotekës së shkollës. Në bisedë me drejtueset e këtij institucioni mësuam se ka pasur një fluks të lart kërkesash të fëmijëve për t’u regjistruar në shkollë. Ndërkohë që pas nëntë viteve punë dhe përpjekje është duke u përgatitur dokumentacioni për hapjen e shkollës së mesme, në mënyrë që nxënësit të cilët po përfundojnë sivjet klasën e nëntë të vijojnë studimet në po të njëjtën shkollë vitin e ardhshëm. Një prej elementëve më të veçantë funksionalë që e dallon këtë shkollë është shkalla e emergjencës si masë mbrojtëse ndaj fëmijëve në raste fatkeqësish, gjë që nuk ekziston në asnjë shkollë tjetër në rang vendi. Ndërkohë që sivjet ofrohet edhe një shërbim i ri, faqja e re e internetit e kësaj shkolle ku mund të gjenden të gjitha informacionet e nevojshme www.protagonistschool.org.
Shkolla 9-vjeçare shqiptaro-greke “Frymë dashurie”, Durrës edhe këtë vit të ri shkollor do të vijojë të shfaqë reputacionin e mirë. Drejtori Kristaq Mile na tregoi se stafi pedagogjik ka qenë në gadishmëri për të plotësuar të gjitha nevojat e nxënësve. Në gjashtë klasat e kësaj shkolle janë ulur mbi 100 nxënës, të cilët gjenden përballë një stafi mjaft të kualifikuar. Kisha ka siguruar bazën didaktike dhe mësimore, ndërsa nxënësit janë pajisur me të gjithë librat. Që në ditën e parë të mësimit nisi me rigorozitet realizimi i programin mësimor.
Shkolla 9-vjeçare shqiptaro-greke “Frymë dashurie”, Gjirokastër ka hapur sivjet tre klasa me nga dy paralele, dhe ka në përbërje të saj rreth 70 nxënës. E vendosur pranë ambjenteve të Mitropolisë, nxënësit e vegjël po ndjekin mësimet, duke mësuar gjithashtu edhe gjuhë të huaja dhe informatikë. Gjatë bisedës me një prej drejtueseve të shkollës, znj. Zaharulla Çuri mësuam se është siguruar gjithçka e nevojshme që fillimi i shkollës t’i gjente mësuesit dhe nxënësit me kushtet më bashkëkohore për të zhvilluar mësim cilësor dhe përvetësim serioz të dijeve.
Shkolla e Mesme Kishtare, “Kryqi i Nderuar” në Sukth të Durrësit çeli dyert e saj me pretendimin për të përgatitur nxënës të aftë për Kishën dhe shoqërinë. Drejtori Niko Përdhiku tha: “Kjo shkollë do nxjerrë nxënës jo vetëm për universitetet publike, por edhe për shkollën theologjike që ata të dalin njerëz të aftë në jetë, por të jenë edhe pranë Kishës”. Pas zhvillimit të konkursit në klasën e nëntë u pranuar 10 nxënës, të cilët premtojnë shumë me dijet dhe angazhimin e tyre. Ata vijnë nga disa enori të Kishës sonë, ndërkohë që të gjitha kushtet për bazën didaktike dhe konviktin janë optimale .
Shkolla e Mesme Kishtare, “Kryqi i Nderuar”, Gjirokastër ka nisurnormalisht procesin mësimor. Nëbisedëtelefonike me drejtorin Thanas Bejmësuam se arritjet janë të dukshme në të gjitha drejtimet. Të rinjtë që përfunduan shkollën vitin e shkuar dolën me rezultate pozitive dhe do të ndjekin studimet e larta brenda dhe jashtë vendit. Ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor u krye Shërbesa e Ajazmës nga Mitropoliti Dhimitër. Gjithashtu ai realizoi një takim me prindërit, ndërsa nxënësit dhanë një program me këngë dhe recitime. “Mësimi ka nisur me sukses, nxënësit janë ambjentuar me shkollën dhe konviktin”- nënvizoi Bej. Shkolla vlerësohet për cilësinë, duke u renditur ndër më të mirat në rajonin jugor.
Shkolla e Mesme Teknike “Apostull Pavli” në Mesopotam të Sarandës kahapur sivjet degën e re“Shërbime shëndetësore dhe sociale”. Sipas drejtorit Thoma Dalla ka pasur interes të madh për të gjitha degët, sepse në përfundim të shkollës nxënësit sigurojnë menjëherë punë. Ai shtoi se vitin që kaloi diplomimi u krye më 23 qershor dhe të nesërmen disa prej tyre nisën punën në hidrocentralin e Bistricës, ndërkohë që të tjerët u punësuan në institucione të tjera. Fillimin e këtij viti të ri arsimor e bekoi Mitropoli i Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri, i cili ndër të tjera tha: “Jeni shumë të bekuar nga Perëndia që keni një dhuratë tëtillë nga Kryepiskopi, siç është shkolla juaj me kushte kaq të mira dhe laboratorë nga më bashkëkohorët. Ju duhet të dilni me rezultate të mira që të ndihmoni në zhvillimin e shoqërisë. Bashkëpunoni më shumë me mësuesit që të bëheni njerëz të aftë” – theksoi ai. Në këtë shkollë, sivjet është bërë ndryshimi i sistemit arsimor nga tre në katër vjeçar, sipas programit të miratuar nga Ministria e Arsimit. Nxënësit vijnë kryesisht nga tri rrethe, Sarandë-Delvinë-Gjirokastër dhe zonat përreth.
Isidor Koti