Faza e parë e ndihmave përqëndrohet në lagjen “Xhabije” dhe te komuniteti rom i evakuar në komunën “Rrenc”
Ende pa hyrë në qytet, syri të rrok vetëm ujë. Kushdo e ka mjaft të vështirë të shquajë rrugë. Banesat rreth e rrotull janë zhytur në humbëtirë aq sa disave prej tyre u duken vetëm çatitë. Lumi Drin shfaqet i frikshëm. Pamja që të ofron u ngjason skenave të filmave.
Ende pa hyrë në qytet, syri të rrok vetëm ujë. Kushdo e ka mjaft të vështirë të shquajë rrugë. Banesat rreth e rrotull janë zhytur në humbëtirë aq sa disave prej tyre u duken vetëm çatitë. Lumi Drin shfaqet i frikshëm. Pamja që të ofron u ngjason skenave të filmave.
Me qindra pako ndihma për qindra mijëra qytetarë, të cilët prej kateve të sipërme të kërkojnë ndihmë, ndërsa mbërrijnë pakot e para me ushqime për në varkat “e shpëtimit”. Atë Emanuel Lusha, i ardhur bashkë me stafin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga Tirana, del nga makina dhe hidhet i pari për në varkë, duke u afruar në hyrje të kamionit dhe duke shoqëruar njerëzit e tjerë që transportonin ndihmat. Varkat e para nisin të udhëtojnë drejt shkollës kryesore të kësaj lagjeje, ndërsa kryeplaku me banorë të tjerë na pret me
dashamirësi. Ai tregon se pako të tilla me kaq shumë asortimente nuk kanë ardhur me këtë sasi gjatë këtyre ditëve. Falenderimet e qytetarëve për Kishën Orthodhokse dhe ndihmën e saj të përcjellin deri në dalje, ndërsa zbresim nga varka për të shkuar në një tjetër destinacion, pikërisht për në komunën Rrenc.
Duke iu përgjigjur në vazhdim situatës dramatike në këtë zonë, për të gjitha familjet rome që jetojnë aty, u realizua brenda ditës shpërndarja tjetër e ndihmave. Kujdesi i Kishës Orthodhokse ndaj këtyre familjeve të evakuara në këtë komunë është treguar edhe më parë me ndihma ushqimore dhe në veshmbathje kur ata jetonin buzë lumit Buna. Evakuimi i tyre drejt kësaj komune për shkak të përmbytjeve bëri që ata të na prisnin në këtë komunë me shumë dashuri dhe besim, pasi ata e njohin prej vitesh kontributin e çmuar të Kishës.
Nga: Anisia Koti
Fotot: Isidor Koti
Fotot: Isidor Koti
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|