Pasditen e së hënës, 21 qershor, Fortlumturia e Tij Anastasi së bashku me Hirësinë e Tij Dhimitrin morën pjesë në veprimtarinë festive të shkollave të Kishës, të cilat ai vetë i ka themeluar. Liceu Kishtar «Kryqi i Nderuar» dhe shkolla e mesme profesionale «Apostull Pavli», kishin organizuar shpërndarjen e dëftesave të përfundimit të mësimeve. Gjithashtu, u dhanë edhe çmimeve të ndryshme për ata që u dalluan në lëndë dhe sektorë të ndryshëm të veprimtarisë shkollore dhe jashtëshkollore.
    Kryepiskopi në një fjalim të ngrohtë atëror për të gjithë rininë shkollore, në veçanti për ata që përfundojnë mësimet dhe largohen nga shkollat tona, pati rastin të përsërisë nxitjen e tij që të mos harrojnë vendlindjen e tyre dhe Kishën, nga e cila patën aq të mira. Gjithashtu të vazhdojnë të vënë në jetë mësimin më të dobishëm që morën në shkollën: të dallohen për integritet dhe të rrezatojnë kudo besimin Orthodhoks.
    Për sa i përket shkollës profesionale «Apostull Pavli», Kryepiskopi komunikoi dy lajme të reja të rëndësishme: cikli i mësimeve bëhet i plotë, duke u bërë 4-vjeçar, në mënyrë që t’u lejojë nxënësve të vazhdojnë studime universitare, dhe gjithashtu që do të çelet menjëherë edhe një specialitet për infermierë.
Korrespondenti i gazetës “Ngjallja”