Në përgjigje të artikullit të z. Juljana Dhimitri, të shkruar në gazetën “Shqip”, të dt. 25 tetor, deklaroj:
Që nga viti 2004 jam përgjegjës për Manastirin e “Fjetjes së Hyjlindëses”, në fshatin Boboshticë. Përpara 14-15 vjetësh një banor i këtij fshati ngriti një kryq betoni në hyrje të manastirit, ku është dhe një varrezë e vogël e vjetër, për nder të dy ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së dytë botërore. Para pak kohe, kur u ktheva nga Tirana dhe shkova në manastir gjeta tek kryqi dy persona që punonin dhe pashë se kishin hedhur beton rreth kryqit dhe shtruar një rrugicë betoni në mes të varreve. I shqetësuar kërkova të kontaktoja me ata që kishin urdhëruar dhe paguar për këtë punë, si dhe me banorët e fshatit, gjyshërit e të cilëve prehen atje.

Kontaktova dhe me drejtues të Omonias që kishin investuar, të cilët u justifikuan se nuk kishin marrë lejë nga kisha, për arsye se ajo ishte varrezë e fshatit. Si përfundim, u vendos, që rrugica në mes të varreve të prishej. Meqë do largohesha disa ditë për në Tiranë dhashë porosi që të mos lejohej asnjë punë, deri sa të prishej rrugica. Dhe, që në qoftë se kjo nuk bëhej, lashë porosi ta bënin vetë disa nga banorët.
Por prishja e pjesës që kalon në varre u zvarrit dhe ditën që po kthehesha përsëri në Korçë mësova për artikullin krejt të pabazë e dashakeq që ishte shkruar, ku mua me akuzonin në mënyrë plotësisht të pavërtetë se kisha autorizuar këtë ndërtim të paligjshëm.
U revoltova edhe për akuzat qesharake dhe përpjekjen qartazi tendencioze dhe pa asnjë lidhje për të përzier në këtë çështje emrin e Kryepiskopit Anastas. Është bërë rrugë tashmë që nga disa qarqe dhe media herë pas here të bëhen akuza të sajuara të pa asnjë bazë kundër Kishës Orthodhokse, Kryebariut të saj dhe hierarkëve të tjerë. Njerëz të papërgjegjshëm dhe dashakeqë, për të bërë sensacion, mundohen të argumentojnë se e bardha është e zezë dhe e zeza e bardhë. Raste si Boboshtica, kur veprojnë të tjerë, por në vend të tyre, në media akuzohet Kisha, janë të përsëritura. Për 4 m2 beton, me trashësi 10 cm, që mund të thyhet për gjysmë ore nga një njeri i vetëm, thuren akuza ekstreme dhe të shkruhen artikuj pa fund. Por përgjigjen e kemi gjithmonë nga Ungjilli dhe citojmë fjalët e Zotit Krisht në Kryq: “Ndjeji o Atë se nuk dinë se ç’bëjnë”.
Atë Jani Trebicka
Korçë, 29 tetor 2010
Korçë, 29 tetor 2010