Ky takim i kishte në qendër të vëmendjes të gjithë dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe.Fëmijët treguan para të pranishmëve ato çfarë kishin mësuar në kopësht dhe kishin përgatitur një program shumë të bukur artistik ku morën pjesë vajza dhe djem, të cilët kanë qenë në këtë kopësht, duke kënduar këngë që kishin mësuar aty. Një ndërthurrje e këndshme vullnetesh që ishin bërë unik në atë moment. Në fund, znj. Nafsika Melo, drejtoreshë e kopshteve të Kishës falenderoi të pranishmit, duke u shprehur: “Do doja të kthehesha disa vite mbrapa, atëherë kur nën krismën e pushkëve, në mars të vitit 1997 kemi hapur këtë kopësht. Ishte në vazhdimësi të kopshteve, të cilat i kishte hapur me shumë dashuri Kryepiskopi dhe që vijon t’i mbajë, duke i furnizuar ato qoftë me dashurinë e Tij, me përkujdesjen, me bazën materiale dhe me çdo gjë tjetër. Nuk do mund t’i realizonim të gjitha këto në rast se nuk do të kishim atë në krye.”
Isidor Koti