Revista “Tempulli” ka dalë në qarkullim me numrin e saj të 14-të, duke ardhur në duart e lexuesve me disa rubrika të veçanta si: Gjurmime, Figura të Shquara, Kritika letrare, Gjuhësi, Arkeologji, Përkthime dhe Kronika kulturore. Pena të rëndësishme dhe të njohura për publikun shqiptar janë aktivizuar në këtë botim të ri me artikuj informues dhe analitikë, duke përcjellë kulturë dhe diapazon intelektual nga fusha të ndryshme të jetës fetare, historike dhe arsimore brenda e jashtë vendit. Vlen të veçohen disa artikuj me burime të pasura të dhënash, të cilat i referohen personaliteteve të njohura të krishtërimit, kishave shqiptare, figurave të shquara të kulturës shqiptare, monografi dhe artikuj filozofikë, së bashku më përkthime letrare. Revista “Tempulli” ka krijuar një imazh të vyer në prezantimin spiritual dhe intelektual të Kishës sonë. Ajo qarkullon në mënyrë periodike dhe është një kontribut vullnetar i të krishterëve, të cilët ua përcjellin këtë pasuri të madhe intelektuale të gjithë lexuesve pa asnjë dallim fetar e kulturor. Kjo revistë mirëpret bashkëpunime të të gjithë personave që dëshirojnë të botojnë artikujt dhe punimet e tyre.
Përmbajtja