Duke iu përgjigjur situatës dramatike të krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në zonën e Shkodrës, me kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit Anastas, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhuroi sot, më 11 janar 2010, 5 tonë ndihma.
Ato përmbajnë ushqime, veshmbathje, shtresa etj.
Dorëzimi i tyre u bë në magazinat e krijuara nga Shtabi i Emergjencës në Shkollën e Mesme Industriale, në prani të nënkryetarit të Bashkisë, përfaqësuesve të Prefekturës etj.
Ata e konsideruan ndihmën shumë të nevojshme dhe një shembull që duhet ndjekur, sepse emergjenca ka sjellë nevoja të mëdha dhe do zgjasë në kohë.
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë