Redaksia e revistës këtë numër ia ka kushtuar këtij evenimenti, ku klerikë e teologë si dhe personalitete të spikatura intelektuale brenda dhe jashtë vendit kanë shprehur refleksionet e tyre për pjesë të veçanta të këtij kontributi sa unik aq dhe Perëndindriçuar. Ky numër i revistës është një shprehje e thjeshtë mirënjohjeje për kontributin e tij në fusha të ndryshme, kuadër që plotësohet nga një biografi e hollësishme.
“Kërkim” është botim periodik që qarkullon çdo katër muaj dhe ka si qëllim të përcjellë: studime, artikuj, informacione, dokumente, tekste me një interes të gjerë shoqëror, shkencor, fetar etj. Përmes artikujve të ndryshëm kërkon të çelë vazhdimisht horizonte për lexuesin dhe ta ndihmojë në një informim sa më të gjerë në çështje që shqetësojnë shoqërinë dhe në përgjithësi botën e sotme, që ndodhet në një kërkim të vazhdueshëm.
Përmbajtja