E kremtja e Theofanise ose ndryshe e Shfaqjes së Zotit Krisht (Uji i Bekuar), një nga festat më të mëdha të Kishës sonë Orthodhokse u përkujtua edhe në Vlorë.
    Kjo ditë u festua në të gjitha kishat e kësaj zone. Në Kishën e Shën Theodhorëve pas Liturgjisë Hyjnore të gjithë besimtarët u drejtuan për te vendi i quajtur Moli i Vlorës. Pas ceremonisë së rastit u bë hedhja e Kryqit në det nga Atë Kostandin Prifti. Kryqi sivjet u kap në det nga besimtari Vasil Zako nga Bestrova.
     Edhe në Kishën Shën Athanasit të Selenicës,  pas ceremonisë së kryer në kishë, besimtarë të shumtë u drejtuan për në lumin e Vjosës. Edhe sivjet të rinjtë e Selenicës sfiduan ujërat e ftohta dhe të rrëmbyeshëm. Për të kapur Kryqin u hodhën të rinjtë Romeo Bombaj e Artur Mitraj. Kësaj here kryqi u nxor prej ujërave të ftohta  nga besimtari Artur Mitraj. Më pas besimtarët përcollën deri në qendër të qytetit të riun Artur Mitraj, të cilit i uruan të ketë mbarësi në familjen e tij.
Atë Spiro Bulika