![]() |
Të dielën e Pashkës, 19 prill, në Kryepiskopatën e Shenjtë, Fortlumturia e Tij Anastasi, priti urimet me rastin e të kremtes së Ngjalljes. Përfaqësues të komuniteteve fetare, politikanë dhe funksionarë të lartë të shtetit uruan Kryepiskopin dhe të gjithë besimtarët orthodhoksë për këtë festë të madhe dhe të rëndësishme. Gjithashtu erdhën për të uruar diplomatë, intelektualë të njohur, personalitete të artit dhe kulturës, besimtarë etj. Disa nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit i përcollën urimet nga vende të ndryshme.
|
|
Presidenti i Republikës, Z. Bamir Topi, përcolli nga Korça këtë urim: “Gëzuar dhe për shumë vjet! Gëzuar Pashkët! Erdha këtu në Korçë për të festuar këtë ditë të shënuar, erdha për komunitetin fetar orthodhoks. Natyrisht erdha këtu sot, sepse Korça ka një atmosferë të veçantë, të cilën e kemi parë edhe viteve të tjera, e kemi parë edhe mbrëmë nëpërmjet pamjeve televizive, një atmosferë që zor se e gjen diku tjetër, kështu që ndava me ju këtë gëzim, me qytetarët e Korçës. Dëshiroj të ritheksoj edhe një herë atë që konstatova edhe këtu, harmoninë e përsosur fetare, që ekziston si kudo në të gjithë Shqipërinë, edhe në Korçë!
|
![]() |
![]() |
E shikon këtë në komunitetet fetare, e shikon tek shoqëria, tek qytetarët e thjeshtë. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe një ripërtëritje e asaj tradite që kemi pasur gjithmonë. Paçim sa më shumë ditë të tilla kaq të bukura!”
Kryeministri Berisha, i cili ndodhej në një vizitë zyrtare në Kinë përcolli këtë urim: “Gëzuar Pashkët, ditën e bekuar të Ngjalljes së Krishtit, ditën e përjetësisë, ditën e shpresës dhe të besimit tek Zoti, besimit tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri, ditën e besimit tek vendi ynë. Këtë vit, ne i festojmë këto Pashkë si një komb dhe një vend anëtar i NATO-s. Le të urojmë së bashku që Pashkët e ardhshme t`i kremtojmë më mirë, në harmoni me njëri-tjetrin dhe në prosperitetin që shqiptarët meritojnë. Gëzuar të gjithëve!”
|
|
Ndërsa kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli u takua në Tiranë me Kryepiskopin Anastas, duke përcjellë urimin: “Dita e Ngjalljes është një ditë e një simbolike të thellë. Në fakt, ngjallja është dritë, është shpresë, është besim për çdo individ, për çdo familje, është besim për vendin. Është ngjallje për kombin dhe kjo ditë koincidon me ngjarje të mëdha të ngjalljes së Shqipërisë. Jam shumë e kënaqur që do të kem mundësinë brenda këtij mandati, të kalojmë ligjin “Për financimin e të gjitha besimeve fetare”. Dhe kjo është diçka e mirë për t’i ndihmuar dhe për t’i mbështetur në punën e tyre, sepse janë përcjellësit më të mëdhenj dhe më të çmuar të vlerave morale, për të cilat ne kemi gjithmonë nevojë. Dhe një herë, Gëzuar Pashkët!”
|
|
|
Isidor Koti
|
|
.jpg)
.jpg)
.jpg)