Liturgjinë Hyjnore në kishën e bukur të Shenjtores Parashqevi e kreu Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri. Mes besimtarëve që morën pjesë në Liturgji dhe Bekimin e Madh të Ujërave ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Përmetit z. E. Komnino dhe Prefekti i Gjirokastrës z. S. Ksera. Pas mbarimit të shërbesës në lumin e Vjosës (Kryqin e mori nga ujërat i riu përmetar Ridi Mustafaj).
Më pas në mjediset e kopshtit të fëmijëve në kishën Lindja e së Tërëshenjtës Mari, Mitropoliti preu sipas traditës vasilopitën e enorisë. Korresp. i gazetës “Ngjallja”
|