|
|
Çdo vit, Zyra e Fëmijëve në Kishën tonë, organizon veprimtari të larmishme në periudhën parapërgatitore të Pashkës. Një prej tyre ishte teatri me kukulla që u shfaq në zona të ndryshme të vendit. Aktiviteti ishte i gëzueshëm si vetë Pashka. Tema e këtij teatri “Historia më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë”, kishte si personazh kryesor kërriçin, i cili mbajti mbi kurrizin e vet Mbretin e lavdisë, Jisu Krishtin, Shpëtimtarin e botës.
|
|
Udhëtimi ishte më i gjatë se vitin e kaluar. Stacionet në të cilat udhëtuan organizatorët ishin disa prej qyteteve dhe fshatrave të Mitropolive të Shenjta të Tiranës, Beratit dhe Korçës, si: Gramshi, Shën Joan Vladimiri, Poro, Krutje, Kavajë, Prespë, Korçë, Shkodër, Shën Vlash dhe së fundi në Tiranë. Përveç teatrit, stafi i Zyrës së Fëmijëve kishte përgatitur edhe këngë, lojëra, pyetje, dhurata etj dhe një ndihmesë të veçantë dhanë studentët e vitit të parë të Akademisë Teologjike si edhe katekistët.
|
![]() |
|
|
Këtë vit pati një interesim të lartë nga ana e fëmijëve, madje edhe nga prindërit e tyre, të cilët e ndoqën me shumë dashuri shfaqjen, duke marrë mesazhet kuptimplota të Pashkës. Fëmijët pritën me entuziazëm jo vetëm shfaqjen, por edhe interpretimin e talentit të tyre në këngë, vjersha si shenjë mirënjohjeje dhe respekti ndaj vëllezërve dhe motrave më Krishtin që kishin ardhur për të sjellë lajmin e gëzueshëm të Ngjalljes së Zotit Krisht. Një pjesë e madhe e këtyre fëmijëve ndihmuan klerikët gjatë kryerjes së shërbesave nëpër kisha gjatë Javës së Madhe.
|
|
Përgjatë aktivitetit nuk munguan pyetjet e tyre të shumta. Ky aktivitet pati një rëndësi të madhe shpirtërore, sepse fëmijët jo vetëm që kaluan disa orë në një shoqëri të krishterë, por ata u njohën me mësimin e Kishës mbi Pashkën e Madhe dhe përjetuan më thellë pësimet shpëtimtare dhe atë që Zoti bëri për çdonjërin prej nesh për shpëtimin tonë dhe jetën e përjetshme.
Kjo veprimtari u mbyll në fund të Liturgjisë Hyjnore në kishën “Ungjillëzimi i Perëndilindëses Mari” në Tiranë, të dielën e Dafinave.
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Amarildo Tashi
|
