Sapo doli në qarkullim libri i ri liturgjik “Java e Madhe e Shenjtë”, Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë, 2009. Në këtë botim janë shfrytëzuar gjerësisht përkthimet dhe përshtatjet në gjuhën shqipe të Imzot Theofan Nolit, në dy variantet e botuara: “Triodi i Vogël”, Boston, 1913; “Triodi dhe Pesëdhjetorja”, Boston, 1952; “Pesëdhjetore e Vogël”, Boston, 1914. Ndërsa Shërbesat e Mbrëmësores dhe të Mëngjesores, të cilat u morën nga “Libër i Shërbesave të Shenjta të Kishës Orthodhokse”, botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë, 1994, janë vendosur të plota në pjesën e dytë të këtij libri. Gjithashtu, po nga ky libër, janë marrë edhe një pjesë e psalmeve dhe vargjeve psalmike të aliluarëve dhe të leximeve biblike, ndërkohë që psalmet e tjera janë marrë dhe përshtatur në gjuhën e sotme nga përkthimi në shqip i tyre prej Konstandin Kristoforidhit “Psaltiri”, Konstandinopol, 1868. Leximet nga Dhiata e Re janë marrë nga botimi “Dhiata e Re”, përshtatur në gjuhën e sotme shqipe prej përkthimit të Konstandin Kristoforidhit, botuar nga Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Tiranë, 2005. Ndërsa leximet nga Dhiata e Vjetër, të cilat janë botuar në një shtojcë të veçantë që shoqëron këtë libër, janë marrë nga “Bibla”, versioni Diodati i Ri, përkthimi 1991-94, botim i Shoqatës Shqiptare Biblike (ABS), Tiranë, 1994.
Për tipikonë e shërbesave dhe plotësimet e nevojshme ndihmëse, është përdorur si model botimi në greqisht: «Η Αγία και Μεγάλη Εβδομάς, Αποστολική Διακονία της Εκκλησίας της Ελλάδος, εκδ. Δ΄, Athinë, 1999
– Përmbajtja –

