Ndërsa pasditja e së enjtes, do të mblidhte së bashku rreth 70 studentë për të medituar mbi përgatitjen e ardhjes së Shpëtimtarit. Meditimi përmbante shpjegime mbi kuptimin e festës së Krishtlindjes, këngë dhe himne të ndryshme, dhe përgjigje të rëndësishme për pyetjen se çfarë do t’i dhurojmë ne Krishtit që po vjen të lindë në shpellën e ftohtë të Betlehemit.
Pas meditimit, Luranti i veshur me “kostumin” tradicional, u shpjegoi studentëve historinë e shenjtorit dhe pse ndajmë dhurata këto ditë festive. Ky meditim u mbyll në tingujt e urimit “Gëzuar Krishtlindjet”. Ai i dha çdo studenti nga një dhuratë për Krishtlindje, e cila përmbante librin “Mesazhe Hyjnore”, Kalendarin e vogël të vitit 2010, një komboskin dhe nga një ikonë shenjtori. Me kuptim më të thellë për këtë të kremte të madhe studentët u larguan nga Qendra studentore duke iu uruar secilit: “Krishtlindje të bekuara”.
Ana Baba
|
|
|
|