Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Evropian të Liderëve Fetarë – Fetë për Paqen, u mblodh në Tiranë më 21 tetor, me temë “Një kulturë për paqen”, në vazhdim të deklaratës të Lilës, Francë, në maj të këtij viti.
Çështja kryesore që u diskutua, ishte krijimi i një kodi sjelljeje në vendet e shenjta, sidomos në ato që janë të tilla ose banohen nga dy ose më shumë besime.
Ky ka qenë një proces që vazhdon prej dy vitesh, duke përfshirë liderë fetarë të Evropës dhe Lindjes së Mesme. Gjithashtu hartimin e këtij dokumenti e kanë mbështetur dhe UNESKO dhe Qendra për Paqe dhe të drejtat e njeriut e Oslos, Norvegji.
Në këtë mbledhje mori pjesë aktive edhe Kryepiskopi Anastas, si anëtar i këtij organizmi dhe President nderi i Fetë për Paqen.
Për më tepër informacion klikoni këtu: http://www.rfp-europe.eu/index.cfm?id=264080