ri vjeshte. Ato mblidhen çdo javë në takimet e tyre tradicionale të mërkurën pasdite nën drejtimin e theologëve dhe etërve shpirtërorë, duke biseduar me ta në një cikël të gjerë rreth besimit.
Këtë periudhë janë zhvilluar tema interesante mbi përkushtimin që kishin të krishterët e parë dhe përpjekjen e tyre në falje e në lutje me frikë Perëndie.
Ndërkohë, aktivitete sociale janë organizuar ne disa drejtime të rëndësishme. Vlen të 
Gjithashtu një rëndësi e veçantë i është kushtuar vizitave tek personat e sëmurë në shtëpi 
Një tjetër veprimtari janë vizitat në burg që kryhen prej 10 vjet rradhazi. Këto takime mbajnë vazhdimisht të gjallë frymën e vullnetarizmit. Në muajin tetor u realizua një takim me 30-35 gra të dënuara të burgut 325 të Tiranës dhe u zhvilluan biseda mbi paravolinë e Mbjellësit të farës në Ungjillin sipas Llukait.
Vizita kryhen edhe në dy strehat e të moshuarve (burra e gra) te motrat e Nënë Terezës ku janë shpërndarë fruta dhe ëmbëlsira për rreth 100 vetë.
Më e rëndësishme është dashuria dhe përkujdesja e sinqertë që ofrohet nga Kisha dhe aktivistët e saj.