|
|
Në kuadrin e festës së Ungjillëzimit,në datat 23-25 marsnë ambientin hyrës të kishës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë u zhvillua një panair tre ditor me kontributin vullnetar të grave orthodhokse. Organizimi dhe drejtimi i të gjitha etapave të kësaj veprimtarie u krye nga Lidhja e Grave Orthodhokse “Përhapja e Dashurisë” Tiranë, e cila fillimisht përgatiti njoftimet ku ftoheshin besimtarët të jepnin ndihmesën e tyre përmes blerjes së artikujve. Të ardhurat e siguruara nga panairi do të bëheshin dhuratë me rastin e Pashkës për fëmijët e “Shtëpisë Orthodhokse të Shpresës” në Shën Vlash, pranë Durrësit. |
|
Për të realizuar këtë qëllim, u angazhuan shumë gra vullnetare, të cilat ofruan punime dore të ndryshme si: kryqe me grep, triko për bebe, pupa, shall, qëndisje me gjilpërë, etj. dhe disa të tjera përgatitën lloje të ndryshme reçelësh, ëmbëlsira dhe byrekë kreshmorë. Përveç dëshirës për të dhënë një kontribut vullnetar personal, ato demonstruan edhe aftësitë e tyre krijuese. |
|
|
|
Në Panair u ekspozuan gjithashtu artikuj fetarë si: kartolina me ikonën e Ungjillëzimit, ikona druri dhe letre, kryqe, komboskinë etj. Të gjitha këto u preferuan shumë nga komuniteti besimtar dhe në veçanti u frenkuetuan gatimet kreshmore. Pas punës parapërgatitore, panairi u hap ditën e diel më datë 23 mars dhe vazhdoi të hënën pasdite. |
|
Në datë 25 mars, të kremten e Ungjillëzimit të Shën Marisë, kisha ishte mbushur plot me besimtarë, të cilët në përfundim të Liturgjise Hyjnore blenë artikuj të ndryshëm Në total u siguruan rreth 30 mijë lekë të rinj. Sigurisht, më i rëndësishëm ishte përfitimi shpirtëror, sepse gratë treguan edhe njëherë si të shprehin me përulësi vepra sakifice dhe dashurie. Duke punuar së bashku ato fituan një eksperiencë pozitive ku u vërtetua edhe shprehja: “Bashkimi bën fuqinë”. Gjithashtu ato falënderuan edhe besimtarët, të cilët me kontributin e tyre përfituan disa mjete të këndshme për festën dhe me të hollat e shpenzuara u grumbullua shuma e nevojshme për të bërë dhurata te fëmijët e “Shtëpisë Orthodhokse të Shpresës” në Shën Vlash.
|
|
|
Rajmonda Shqevi |
|


