Kremtim festiv me rastin e përvjetorit të Liturgjisë së parë Hyjnore në shqip
|
Viti Nolian, u mbyll këtë fundjavë, ku në Boston ishin mbledhur më shumë se një mijë pjesëmarrës.
Kremtimi nisi në Boston të shtunën, 27 shtator, në mbrëmje, në Qendrën e Tregtisë Botërore të qytetit, në prani edhe të Presidentit Bamir Topi. Fjalën e hapjes e mbajti Episkopi Nikon. Ndërsa Imzot Ilia Ketri, bekoi darkën. Për historinë e 100-vjetorit të Kishës së Nolit, foli Michael Gregory. Grupi i valleve “Bashkimi” dhe koncerti i grupit “The
Mathouse Ensemble” i dhanë kolorit të veçantë mbrëmjes. Me këtë rast, Presidenti Topi dekoroi Kishën e Shën Gjergjit me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. Në vijim, Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu edhe kontributin e pashembullt dhe të rëndësishëm të Imzot Theofan S. Nolit, duke e nderuar, pas vdekjes, me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Urdhri i lartë iu dorëzua Atë Artur Liolinit, i cili, duke folur edhe në emër të bashkatdhetarëve të pranishëm në këtë ceremoni madhështore, e falënderoi nga zemra. Të nesërmen, 28 shtator, në Kishën Katedrale të Shën Gjergjit, në South Boston, u mbajt Liturgjia Hyjnore solemne. Ajo u krye në gjuhën shqipe dhe morën pjesë Hirësia e Tij Nikoni, Hirësia e Tij Joani, Hirësia e Tij Ilia, Atë Arturi dhe shumë klerikë të kishave shqiptare të Amerikës. Të pranishëm ishin përsëri shqiptarë me banim në qytete të ndryshme të SHBA e Kanadasë.
Për më tepër informacion dhe foto, klikoni këtu: http://www.saintgeorgecathedral.com/anniversary.html
|




Të shtunën më 27 dhe të dielën, më 28 shtator, në mbyllje të vitit kushtuar 100 vjetorit të Kishës dhe Meshës së parë në shqip në SHBA, shqiptarët e Bostonit përkujtuan Nolin me një festim madhështor. Kishte të ardhur për këtë rast nga shumë qytete. Baba Edmond Halili, zëvendësi i Kryegjyshit Botëror me qendër në Tiranë, përfaqësonte bektashinjtë shqiptarë, ndërsa besimtarët myslimanë përfaqësoheshin nga hoxha i xhamisë së Detroitit. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përfaqësohej nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani dhe Hirësia e Tij Ilia, Drejtor i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës.
Mathouse Ensemble” i dhanë kolorit të veçantë mbrëmjes. Me këtë rast, Presidenti Topi dekoroi Kishën e Shën Gjergjit me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. Në vijim, Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu edhe kontributin e pashembullt dhe të rëndësishëm të Imzot Theofan S. Nolit, duke e nderuar, pas vdekjes, me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Urdhri i lartë iu dorëzua Atë Artur Liolinit, i cili, duke folur edhe në emër të bashkatdhetarëve të pranishëm në këtë ceremoni madhështore, e falënderoi nga zemra.