– 10.4 tonë ndihma u mblodhën nga besimtarë orthodhoksë grekë –
|
|
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në përpjekjet për të ndihmuar banorët që iu shkatërruan shtëpitë në Gërdec, bëri edhe apele jashtë vendit, për të siguruar ndihma dhe mbështetje për ta. Ky interesim i dha frytet e tij, ku mund të përmendim ndihmat e mbledhura e dërguara nga besimtarë orthodhoksë të Greqisë apo interesimin e treguar nga IOCC, që vepron si agjenci për emergjencat dhe ndihmat nën Konferencën e Episkopëve Orthodhoksë Kanonikë të SHBA etj. |
|
Në këtë kuadër, në pjesën e dytë të prillit, përfaqësues nga Kisha jonë dorëzuan në magazinat e emergjencës të Bashkisë Vorë mbi 10 tonë ndihma për banorët e prekur nga tragjedia e Gërdecit. |
|
|
|
Kështu, në datën 17 prill, u dorëzuan 4.2 tonë ndihma të mbledhura nga besimtarë të Mitropolisë së Larisas, që përfshinin 1 ton miell, fasule, sheqer, vaj, makarona etj., si dhe 100 batanije dhe veshje të ndryshme.
|
|
Në datën 20 prill, nga përfaqësuesit e Kishës sonë u dorëzua në depo një tjetër ngarkesë me ndihma, këtë radhë të mbledhura nga besimtarë të Mitropolisë së Follorinës, me peshë 6.2 tonë. Ajo përmbante rroba, këpucë, ushqime si: oriz, makarona etj.
|
|
|
|
Pra, u dorëzuan 10.4 tonë ndihma, në vazhdimësi të ndihmës që Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me kujdesin e veçantë të Kryepiskopit Anastas, dha që në çastet e para për të lehtësuar gjendjen e të prekurve nga fatkeqësia, ndihmë që do vazhdojë edhe më tej duke përfshirë jo vetëm ndihmat emergjente në ushqime e veshje, por edhe mbështetja që iu dha atyre që iu prishur shtëpitë nga studentët e të rinjtë orthodhoksë e deri tek kontributi për rifillimin normal të jetës, duke kontribuar në rifunksionimin e institucioneve arsimore. |
|
Për këto ndihma, Kisha jonë mori edhe falënderime zyrtare nga Bashkia e Vorës, nga Kryetari i saj Fiqiri Ismaili, në emër të gjithë komunitetit të banorëve, për ndihmat dhe kujdesin e treguar. Në këtë falënderim shkruhej: “I gjithë komuniteti i Bashkisë së Vorës ju falënderon në kuadër të ndihmës suaj në veshmbathje dhe ushqime të ndryshme, së gjendur në këto momente të vështira të ndodhura nga shpërthimi teknologjik i tragjedisë së Gërdecit. Në këto momente, çdo ndihmë, qoftë edhe morale, është nevojshme për të kaluar këtë traumë të rëndë që i ndodhi komunitetit të Bashkisë Vorë.” |
|
|
Atë Vasil Skordileva |
|




