|
|
Me bekimin e Fortlumturisë së tij Kryepiskopit Anastas edhe këtë vit u zhvillua kampi për djem në Manastirin e Hirshëm të Hyjlindëses Mari në Zvërnec të Vlorës. Në periudhën e parë të këtij kampi në datat 21 qershor – 1 korrik 2008 merrnin pjesë fëmijët e moshave 11-14 vjeç. Rreth 150 fëmijë nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë morën pjesë në këtë kamp, të cilët u mblodhën për të dëgjuar fjalën e Perëndisë dhe për të kaluar një kohë të këndshme së bashku. |
|
Tema e këtij kampi për të tre periudhat ishte: |
|
|
|
Një ditë e veçantë ishte marrja pjesë në Liturgjinë Hyjnore, në përvjetorin e zgjedhjes së Kryepiskopit Anastas si Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, nga Patriarkana Ekumenike. Për të uruar dhe për të falënderuar Kryepiskopin Anastas për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ka dhënë dhe jep si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo shpirtërore, djemtë e kampit i dhuruan një pikturë të Manastirit të Shën Marisë në Zvërnec.
|
|
|
|
|
Në mes të gjithë atyre fëmijëve kishte edhe nga ata të cilët merrnin pjesë për herë të parë në një aktivitet të tillë veror dhe dëshironin të njiheshin sa më shumë me besimin orthodhoks. Mësimet dhe dëshira e zjarrtë për t’u bashkuar me Krishtin solli që 30 nga këta fëmijë të pagëzoheshin dhe të nisnin së bashku me të tjerët rrugën drejt shpëtimit. Pas pagëzimit të gjithë këta vëllezër më Krishtin u kunguan për herë të parë, duke marrë Trupin dhe Gjakun e Zotit tonë Jisu Krisht gjatë Liturgjisë Hyjnore e zhvilluar në kishën e manastirit. |
|
|
Në këtë ditë të rëndësishme akademike në ambientet e Akademisë u organizua një program festiv me fjalime, meditime, himne dhe një drekë me të gjithë të pranishmit. Me të vërtetë Akademia dhe Kisha festonte kurorëzimin e studimeve të këtij brezi studentësh, duke i përgatitur kështu ata, si bashkëpunëtorë të rinj dhe të zellshëm për veprën shpirtërore e sociale të Kishës në të gjithë Shqipërinë. |
|
|
|
Në këtë festim kishte ardhur edhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi, Episkop Andoni (dikur student i kësaj Akademie), klerikë dhe pedagogë etj. |
|
E veçantë tjetër e programit të këtij kampi ishte edhe shfaqja e dokumentarëve kushtuar jetës së shenjtorëve. Këta dokumentarë ishin të dubluar në gjuhën shqipe gjë që i ndihmoi të rinjtë te njihen më mirë me jetët e shenjtorëve dhe mësimet e tyre. |
|
|
|
Një bekim i madh ishte edhe vizita në kamp e Mitropolitit të Beratit, Hirësi Ignatit, i cili me fjalën e tij të urtë i ndërgjegjësoi të gjithë pjesëmarrësit se shpresa e vetme për të gjithë është Jisu Krishti. |
|
Në fund të periudhës së këtij kampi u zhvillua festivali i këngës ku të gjitha grupet u paraqitën me një këngë të krijuar nga vetë ata. Të gjithë u larguan me shpresën dhe dëshirën për t’u kthyer sërish në këtë ishull të bekuar. |
|
|
|
|
|
Nga Zyra Qendrore e Rinisë |
|









