![]() |
Kisha jonë Orthodhokse me ardhjen e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Anastasit filloi të ringjallej në të gjithë Shqipërinë dhe njëkohësisht shfaqej nevoja për më shumë persona për të ndihmuar dhe udhëhequr ringjalljen e Kishës. Kështu Patriarkana Ekumenike, si Nënë e Kishave u kujdes për këtë çështje. Në vitin 1992 Hirësi Ignati u zgjodh Mitropolit i Beratit. Në datë 27 korrik 1996 u dorëzua Episkop në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës dhe në 18 korrik 1998 u fronëzua si Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë.
|
|
Ignat Triantis u lind më 8 nëntor 1934 në fshatin Prodhromos të rrethit të Thivës në Greqi. Më vonë kreu seminarin kishtar 7 vjeçar në Korinth dhe në Patmos. Më pas studioi në Teologji në Universitetin e Athinës. Po në atë kohë mbaroi edhe shkollën e Muzikës Bizantine, në Pire. Pas mbarimit të universitetit punoi si mësues katekizmi, predikues dhe si profesor në shkollën e mesme. Misioni i tij si klerik filloi në vitin 1967, kur ai ishte 33 vjeç, ku u dorëzua murg, dhjakon dhe më pas prift, ngjarje të cilat ndodhën brenda një viti. Është autor i disa librave kishtarë, si: “Përulësia sipas Shkrimit të Shenjtë”, “Amfilloi Makris, Jerondi i Patmosit”, biografi kjo që u vlerësua nga Akademia e Athinës. Gjuhën e bukur shqipe e mësoi nga nëna e tij. Kultura profesionale në fushën e Muzikës dhe Teologjisë ka bërë të mundur që ai të nderohet dhe respektohet si një personalitet në botën e besimit të krishterë. Ndërsa qytetaria beratase i dha të drejtë Bashkisë së Beratit ta nderojë Hirësi Ignatin me titullin “Qytetar Nderi”.
|
![]() |
![]() |
Me rastin e 10 vjetorit të fronëzimit të Mitropolitit të Beratit, Hirësi Ignatit, në datë 18 korrik 2008, klerikë dhe besimtarë nga rrethe të ndryshme të vendit, si edhe të ftuar të tjerë morën pjesë në festimet e organizuara nga Mitropolia e Dioqezës së Beratit. Liturgjia në Kishën e Shën Spiridhonit shënoi fillimin e festës. Bashkëmeshuan Hirësi Ignati Mitropolit i Dioqezës së Beratit, Hirësi Joani Mitropolit i Dioqezës së Korçës, Hirësi Dhimitri Mitropolit i Dioqezës së Gjirokastrës, Hirësi Andoni Episkop Ndihmës i Kryepiskopit Anastas dhe klerikë të tjerë. Në fund të Liturgjisë Hyjnore mitropolitët thanë fjalën e tyre përshëndetëse me këtë rast.
|
|
Hirësi Andoni pasi përcolli urimet më të mira në emër të Kryepiskopit Anastas, pasi kujtoi se kontributi i Hirësi Ignatit është historik cilësoi, se “… të gjithë ne klerikët dhe episkopët e rinj kemi marrë një shembull të mirë të devocionit, të përkushtimit, të jetës shpirtërore dhe durimit prandaj kjo është edhe një festë e të gjithë neve…Ju uroj edhe nga ana e Kryepiskopit, për shumë vjet!”
Përshëndetën më pas përfaqësues nga qytetarët, gratë dhe fëmijët e Korçës, nga Akademia Teologjike, nga kampi i djemve “Rilindja” të Zvërnecit dhe nga kampi i vajzave “Bariu i Mirë” në Shën Joan Vladimir.
|
![]() |
![]() |
Hirësi Ignati pasi falënderoi “…për fjalët e mira dhe dhuratat e çmuara të hierarkëve, klerikëve e besimtarëve…” të pranishëm në liturgji tha: “Do të mbetem gjithmonë mirënjohës për këtë mirësi dhe do të vazhdoj më tepër ti përkushtohem kësaj pune me Hirin e Zotit, për Lavdinë e Tij, të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë për dobinë e grigjës shpirtërore dhe të gjithë miqve, mikeshave dhe të pranishmëve me Hirin e Perëndisë dhe për shumë vjet Zoti ju bekoftë”. Hirësi Ignati në vazhdim priti urime në ambientet e Mitropolisë së Hirshme në Berat e më pas për të gjithë pjesëmarrësit e të ftuarit u organizua një drekë festive në ambientet Hotel Turizmit.
|
| Hirësi Ignati në vazhdim priti urime në ambientet e Mitropolisë së Hirshme në Berat e më pas për të gjithë pjesëmarrësit e të ftuarit u organizua një drekë festive në ambientet Hotel Turizmit. Tre nga organizatorët e kësaj dite festive Atë Kostandin Subashi, Sevastiani e Joan Qako kishin përgatitur një program artistik me këngë të krishtera të punuara e kompozuara nga Hirësi Ignati të kënduara nga kori i të rinjve të kishës si dhe prezantuan zhvillimin e Mitropolisë së Beratit në këto 10 vjet. Pranë këtyre ambienteve ishin ngritur edhe një ekspozitë fotografike nga çaste të jetës, punës dhe veprës baritore të Mitropolitit Ignat në Dioqezën e Beratit. Hirësi Ignati mbajti fjalën e rastit, në të cilën pasi falënderoi Perëndinë dhe shprehu mirënjohje të thellë për Kryepiskopin Anastas, i cili “gjatë një periudhe 6 vjeçare të mungesës së episkopëve dhe të Sinodit të KOASH-it për arsye objektive, të gjithë ngarkesën dhe përkujdesjen e jashtëzakonshme e mori përsipër me vetëmohim Fortlumturia e Tij Imzot Anastasi, prandaj meriton mirënjohje të thellë dhe falënderimet e përzemërta për gjithë këtë punë titanike të tij…”. Pasi foli për rëndësinë e këtij fronëzimi, Hirësi Ignati kujtoi se po atë ditë, pasdite u mblodh për herë të parë Sinodi i Shenjtë. Të gjithë besimtarë, klerikë dhe të ftuar, në këtë ditë shprehnin: “Zoti nuk na braktisi. Na dërgoi primatët e kishave tona dhe u ringjall përsëri një gjë e vdekur”. Dhe Hirësi Ignati duke bekuar thoshte: “E meritoni! Jeni njerëz të mirë.” |
|---|
![]() |
![]() |
|---|---|
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Julia Pjetri
Sevastianí Qako
Sevastianí Qako










