Që prej vitit 2002 pranë Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie” Tiranë, me miratimin e Ministrisë së Arsimit të Greqisë – Qendra e Gjuhës Greke (Selanik) –, zhvillohen provimet për mbrojtjen e gjuhës greke, në katër nivele.

   Ky provim zhvillohet njëkohësisht edhe në 54 qendra në shtete të ndryshme. Dëshmia e marrë nga kjo qendër njihet në të gjithë botën.

   Tashmë për çdo shqiptar i cili dëshiron që të japë provimin nuk është e nevojshme që të shkojë në Greqi, por mund ta japë provimin pranë këtij instituti.

   Provimi zhvillohet vetëm një herë në vit, në muajin maj. Çdo person i interesuar në bazë të njohurive që ka për gjuhën, zgjedh dhe regjistrohet në nivelin që dëshiron.

   I gjithë materiali i nevojshëm për provim vjen i paketuar në mënyrë të sigurt (i sekretuar) nga Qendra e Gjuhës Greke në Selanik dhe hapet në momentin kur fillon provimi. Pas mbarimit të provimit i gjithë materiali dërgohet po në këtë qendër për korrigjim. Përgjigjet paraprake si edhe ato zyrtare, shoqëruar edhe me dëshmitë përkatëse, dërgohen në Selanik nga Qendra e Gjuhës Greke pranë Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie”, vend nga i cili çdo person tërheq si vërtetimet paraprake, ku përfshihen edhe ato të cilat janë jopozitive, ashtu edhe dëshmitë përfundimtare.

   Në Tiranë gjatë këtyre viteve ka aplikuar një numër i konsiderueshëm personash, pjesa më e madhe e të cilëve është pajisur me dëshmitë përkatëse.  

   Për vitin 2006 regjistrimet kanë filluar që prej datës 1 shkurt dhe do të vazhdojnë deri më 24 mars 2006. Provimet do të zhvillohen në datat 16-17 maj.

 

Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie”

Qendra e Gjuhës Greke 

Tiranë                                          Tel. 04 255 207