Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Kryepiskopata e Hirshme
Telegram ngushëllimi i Kryepiskopit Anastas
për ndërrimin e jetës së Papa Gjon Palit II
Shkëlqesisë së Tij Angelo Cardinal Sodano,
Vatikan
Ne marrim pjesë në hidhërimin e thellë për ndërrimin e jetës së Papës së Madh Gjon Pali II, të këtij personaliteti të jashtëzakonshëm fetar, vizionari kurajoz dhe lideri të shquar botëror, i cili duke e dashur Krishtin me gjithë qenien e tij, luftoi me iniciativë të frymëzuar historike, me këmbëngulje dhe forcë unike për mbizotërimin e dashurisë mbarëbotërore, paqes, drejtësisë dhe pajtimit midis popujve të besimeve të ndryshme, duke lënë vulën e tij të ndritshme në historinë moderne. Duke kujtuar me mirënjohje dashurinë e tij të veçantë për Shqipërinë, lutemi me përulësi që Perëndia t’i falë prehje mes shenjtorëve të tij, që rrezatojnë dritën e Kryqit dhe të Ngjalljes së Krishtit në mbarë botën.
+Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Tiranë, 3.4.2005