Përkthim

Deklaratë shtypi nr. 04-40/e             4 Tetor 2004

Konferenca Europiane e Kishave shpreh solidaritet me
Kishën Orthodhokse të Shqipërisë

    Komiteti Qendror i Konferencës Europiane të Kishave (KEK), i mbledhur në Pragë nga 27 shtatori deri në 3 tetor, shprehu shqetësim për aktet e fundme të agresionit kundër Kishës Orthodhokse në Shqipëri.

    “I kemi dëgjuar”, tha Komiteti Qendror, “me shqetësim të madh seritë e akteve agresive që u bënë kundër Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Disa prej këtyre akteve janë: vënia e tritolit në një Kambanore-Kryq në Xarë; plaçkitja e një kampi rinor orthodhoks dhe ambjenteve studentore pranë Manastirit të Shën Gjergjit në Sarandë; dhe dëbimi i Komunitetit Orthodhoks nga një Kishë e vjetër në Përmet”.

    Në lidhje me këto akte të dhunshme Komiteti u bashkua me shqetësimet dhe protestat e Fortlumturisë së Tij Anastas, Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, kreu i Kishës Orthodhokse në Shqipëri. Kryepiskopi Anastas është gjithashtu Nën-President i KEK.

    “Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare” deklaroi Komiteti Qendror, “që të vazhdojnë të respektojnë lirinë fetare në vend dhe të mbrojnë komunitetet fetare”.

****

    KEK është një organizëm i rreth 125 Kishave Orthodhokse, Protestante, Anglikane dhe Katolike të Vjetra nga të gjitha vendet e Europës, si edhe 40 organizata të asociuara. KEK është themeluar në vitin 1959 dhe ka zyra në Gjenevë, Bruksel dhe Strasburg.

Për informacion:

Zyra e Komunikimeve
Konferenca Europiane e Kishave
Tel. +41 22 791 64 85 ose 791 63 25
Fax +41 22 791 62 27

e-mail:  Luca.Negro@cec-kek.org