Duke rizbuluar indentitetin Apostolik në Kishën Orthodhokse sot
     Çdo e thënë e Fjalës së mishëruar të Perëndisë, ka vlerë të përjetshme. Veçanërisht, fjalët e fundme të Zotit pas Ngjalljes dhe para Ngjitjes në qiell, kanë një peshë unike, sepse ato përmbledhin esencën e trupit të Tij mistik, Kishës. Ungjillorët Mattheu dhe Lluka i kanë ruajtur këto fjalë me kujdes të veçantë. I pari, duke e vulosur ungjillin e tij me to dhe më pas, duke i përdorur për të hapur rrëfimin e tij të Veprave të Apostujve, kjo është periudha e parë e historisë së Kishës. Le t’i rikujtojmë këto fjalë. Sipas Mattheut, Zoti i Ngjallur tha: “Mu dha gjithë pushteti në qiell dhe në tokë. Shkoni dhe bëni dishepuj nga gjithë kombet…dhe Unë jam me ju, deri në fundin e kohës” (Matth. 28:18-20). Lluka i ruajti urdhëresat si vijon: “Dhe ju do të jeni dëshmitarët e Mi në Jerusalem dhe në gjithë Judenë e Samarinë dhe deri në fundin e tokës” (Vep. 1:8).
    Këto dy tekste ilustrojnë qartë karakterin, horizontin dhe vizionin e veprës së Kishës…
    ……………………………………..
   Gjatë 40 vjetëve të shkuara, veçanërisht me strukturën e Syndesmos, në kemi reflektuar mbi këtë urdhëresë të fundit të Krishtit, duke e theksuar dhe përpjekur të plotësojmë pasojat e saj. Në periudhën e parë, gjatë dekadës së viteve ’60, shumë besuan së entuziazmi ynë rinor do zhdukej shpejt, si fishekzjarret. Megjithatë, përpjekjet në vazhdim provuan që ai ishte një zjarr i vërtetë, i ndezur nga Shpirti i Shenjtë në zemrat e gjeneratës së pas Luftës së Dytë Botërore, duke e çuar pishtarin e ndezur, ngadalë por me vendosmëri, në jetën e Kishës Orthodhoksë.
    Tani, që po kremtojmë përvjetorin e pesëdhjetë të Syndesmos, në fillimin e shekullit të XXI-të, është e nevojshme të marrim edhe një herë në konsideratë identitetin apostolik të Kishës sonë Orthodhoksë dhe të përcaktojmë edhe njëherë një dimension të harruar të tij….
    Kushtet në botën e mijëvjeçarit të tretë nuk janë sigurisht të njëjta me ato të të parit ose të të dytit. Si mundet, pra Kisha, ta jetojë identitetin e vet apostolik në epokën tonë?
    1.  Për të nisur, është e nevojshme të stimulojë bindjen tonë të fjetur së në jemi pjesë e një Kishë që është “apostolike”, në kuptimin që në kemi përpunuar deri tani dhe së kjo thirrje apostolike i përket gjithë Kishës. Çdo njëri nga në personalisht, si një qelizë e gjallë e tërë këtij organizmi, mbart një pjesë të përgjegjësisë. Interesi për veprën apostolike, për misionin, nuk është specialitet i një grupi të veçantë individësh. Ai është përcaktuar si detyrë e Kishës. Eshtë sine qua non e jetës së saj…
    Sot, shumë kisha, Patriarkana Ekumenike, Patriarkana e Aleksandrisë, e Antiokisë, e Moskës, kishat e Greqisë dhe Qipros  kanë adoptuar pozicione dhe programe apostolike. Dua të shtoj së edhe arritjet në Afrikë dhe në Shqipëri në dekadat e kaluara janë gjithashtu fryti i punës konkrete të bërë falë kësaj ringjalljeje apostolike. Sërish, në e gjejmë veten tonë sot në stadet e hershme të një epoke të re misionarizmi orthodhoks, në fillimet e një agimi të zgjimit apostolik orthodhoks në shekullin e XXI-të…
    2.  Ne jetojmë në një epokë të një krijimtarie të jashtëzakonshe njerëzore, frytet e së cilës janë sidomos të dukshme në mbretërinë e shkencës dhe edukimit. Si krijesa të bëra sipas shembëlltyrës së Perëndisë, në jemi të pajisur me karakterin thelbësor të krijimtarisë, që, së bashku me lirinë, intelektin dhe dashurinë, është ndër cilësitë tona më të spikatura. Në çdo gjeneratë të re, me sfidat e veta unike, në jemi të thirrur për atë që Kisha e ka të për-jetshme, të mendojmë dhe veprojmë në mënyrë krijuese, por në vazhdimësi organike me origjinalin, “apostolikun”…
    3. Bota “jashtë” Kishës (që është terreni kryesor i misionit), është në mënyrë të paima-gjinueshme komplekse. Çdokush duhet të jetë në mënyrë të vazhdueshme duke ideuar terren të ri, duke vizatuar harta të reja, duke qëndruar në vëzhgim të zhvillimeve të reja. Një mision i tillë kërkon gjithashtu mendim krijues, për atë së si është më mirë të vihet në jetë dhe të bëhet i dukshëm ideali apostolik në një ko-ntekst të tillë.
    4. Apostoliciteti kërkon që Kisha  dhe unë theksoj: e gjithë Kisha  të mos e kufizojë vetveten tek kujdesi baritor i atyre “midis”, tek kultivimi i asaj që rritet lehtë, çfarë është e mrekullueshme dhe shpirtërisht frymëzuese për të mirën e atyre që janë “midis” tufës. Kisha është e thirrur në mënyrë të vazhdueshme të guxojë një eksod  dalje.
    5. Në çdo brez, ata që janë zgjedhur për detyrën e veçantë të misionit në botën “e jashtme”  e kuptuar në sensin gjeografik, social e ideologjik  duhet paralajmëruar mirë të lërë mënjanë thjeshtëzimet dhe romanticizmat naive. Shumë shpejt mund t’ju qëllojë të jenë “të huaj në vend të huaj”. Do jetë fati i tyre të jenë “tjetri”, të jetojnë si minoritete, shpesh të rrethuar nga re dyshimi….
     …………………………………………….
      “Dhe ju do të jeni dëshmitarët e Mi”.
    1.  Dikush, për të qenë dëshmitar, duhet të ketë një përvojë personale dhe jetësore më Krishtin. Apostujt patën një marrëdhënie të veçantë dhe absolute me Të. Ata që ndoqën apostujt u desh ta merrnin në tërësinë e saj, duke ndjekur gjurmët e tyre: duke u bërë pjesë në trupin e Tij mistik, në Kishën, duke marë hirin e Shpirtit të Shenjtë nëpërmjet pagëzimit, Eukaristisë së Shenjtë dhe në përgjithësi, nëpërmjet pjesëmarrjes në adhurimin në jetën sakramentale të Kishës, dhe duke plotësuar punën dhe vullnetin e Tij.Bindja ndaj urdhëresave të Krishtit është e lidhur drejtpërdrejt me dashurinë tonë për Të, dhe kështu, ka pasoja më të gjera. “Ai që ka urdhëresat e mia dhe i ruan, ai me do; dhe ai që më do mua do të duhet nga Ati im dhe unë do ta dua atë dhe do t’i tregoj veten time” (Jn. 14:21)
    .….Kjo dëshmi, nuk kupton imponimin ndaj të tjerëve nëpërmjet asnjë mënyre të dhunshme apo aspirate mondane. Fjala greke martyria, që përkthehet si dëshmi është e lidhur me fjalën tjetër martyrion. Siguria thelbësore dhe dëshmia e saj publike ka një kosto dhe kur është e nevoj-shme vuloset me gjak, me martyrion  martirizim. Nëpër shekuj, dëshmia më autentike dhe bindëse për Krishtin kanë qenë martirët e Kishës, të cilët i kujtojmë çdo ditë në lutjet tona…
    2. Një ringjallje e ndërgjegjes së Kishës Apostolike nënkupton edhe rizbulimin dhe të jetuarin me vizion apostolik, me flakë apostolike dhe me moral apostolik……
     …………………………………………………….
    Të dashur miq,
    ne i përkasim një Kishë që beson së është “një, e Përgjithshme dhe Apostolike”. Kur përmbledhim shikimet rreth apostolicitetit të Kishës, në veçojmë këto çështje kryesore: Kisha jonë është Apostolike sepse a) u ngrit nga dikush, i dërguar nga Perëndia, i Biri i Tij Jisu Krishti, dhe themelet e saj u vendosën nga Apostujt. b) ajo e kupton veten si të identifikuar drejtpërdrejt me komunitetin apostolik, siç ai përshkruhet në Dhiatën e Re dhe në Traditën e Shenjtë… c) ajo ruan të paprekura dhe të pandryshuara mësimet e Apostujve, me sigurinë dhe ndërgjegjen e vazhdimësisë së saj të pandërprerë nëpër histori dhe besnikërinë ndaj fjalës së Përën-disë…d) ajo është rrënjosur në celebrimin e Mistereve, si Krishti urdhëroi dhe si na u dha nga Apostujt; ajo është e ngritur në mënyrë të pashkatërrueshme dhe të pashkëputur mbi vazhdimësinë e episkopëve dhe klerikëve që ata kanë shenjtëruar.
    Sot, unë u përpoqa të nxirrja, të theksoja një aspekt tjetër të këtij identiteti apostolik, domethënë,
       a) që Kisha jonë është apostolike sepse kryen një mision të vazhdueshëm drejt rinovimit dhe riformimit të botës. Ky mision është elementi bazë në ADN-në e Kishës sonë.
      b) është e nevojshme, në këtë rast, që e gjithë Kisha, duke ecur në gjurmët dhe traditat e Apostujve, të vazhdojë të shpallë Ungjillin tek i gjithë njerëzimi, deri në fund të botës, “në Jerusalem dhe në gjithë Judenë e Samarinë dhe deri në fundin e tokës”.
      c) kishat tona lokale, por edhe secili nga në, si pjesëtar i “një Kishë, të Përgjithshme dhe Apostolike”, duhet, të mbajë pjesën e tij të kësaj thirrjeje apostolike. në duhet ta bëjmë këtë me këmbëngulje dhe duke përdorur krijimtarinë tonë, në mendim dhe veprim.
    Dhe në fund, d) pasi kemi njohur identitetin tonë apostolik, në duhet të kujdesemi për “Diakoninë e logosit” (shërbimin në botë), për misteret dhe ripajtimin me vizionin, zellin dhe moralin apostolik. E gjithë bota është skena jonë, në gjithë rrjedhën e historisë që mbetet, deri në ardhjen e Zotit.
15 korrik 2003