Zyra “Diakonia Agapes –
Shërbimi i dashurisë”, e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, në partneritet me degën e
Shoqatës “Sfinksi” të qarkut të El-
basanit, për periudhën 1 maj 2017
deri më 30 prill 2018, do të zbatojë
projektin: “Qytetarë aktivë në shër-
bim të komunitetit”. Kjo veprim-
tari mbështetet nga fondi i nën-
grantimit “Anti Korrupsioni dhe
Zhvillimi i Kapaciteteve”, në ku-
adër të Projektit CIVILISC, zba-
tuar nga IDM, financuar nga
Bashkimi Evropian. Ky projekt
do të zbatohet në bashkitë e
Prrenjasit, Cërrikut dhe Belshit.
Qëllimi i projektit është: Anë-
tarët e komunitetit Egjiptian të
Përrenjasit, Cërrikut dhe Belshit
kanë të drejtë për shërbime publi-
ke transparente dhe efektive (kry-
esisht në fushën e kujdesit shën-
detësor, punësimit dhe edukimit).
Në datën 16 qershor 2017, u bë
prezantimi i projektit në bashkinë e
Zyra “Diakonia Agapes – Shërbimi i Dashurisë” e Kishës
Prezantim i projektit
“Qytetarë aktivë në shërbim të komunitetit”
Përrenjasit, ku ishin pjesëmarrës
përfaqësues të bashkisë, anëtarë
të komunitetit Egjiptian të kësaj
bashkie, si dhe përfaqësues të or-
ganizatave të tjera, të cilat janë për-
fituese të fondit.
Gjithashtu, projekti u prezantua
edhe në bashkinë e Belshit dhe në
atë të Cërrikut në datën 20 qer-
shor 2017. U zhvilluan dy takime
të ndryshme në bashkitë përka-
tëse me pjesëmarrjen e anëtarë-
ve të komunitetit Egjiptian, për-
faqësues të bashkive, si edhe për-
faqësues të medias.
Një element i rëndësishëm ish-
te edhe nënshkrimi i Memora-
ndumit të Bashkëpunimit me
kryetarët e bashkive të Përrenja-
sit, Belshit dhe Cërrikut, të cilët
shprehën gatishmërinë e tyre për
të mbështetur dhe ndihmuar në
ecurinë e këtij projekti.
Gjithashtu, u nënshkrua edhe
Memorandumi i Bashkëpunimit
me bashkinë e Prrenjasit.