Zgjedhja e 12 Apostujve
Zgjedhja e dymbëdhjetë apostujve përbën
konkretisht një veprim shpëtimtar të Perëndisë
në historinë e Ekonomisë Hyjnore. Jisu Krishti
erdhi në Tokë dhe u bë njeri për të shpëtuar
njeriun. Ai jetoi në një penudhë kohe, në një
vend dhe territor konkret. Erdhi në kontakt me
njerëzit e kohës së Tij, më tepër me judenjtë, të
cilët përbënin dhe popullin e zgjedhur të
Perëndisë, por edhe me ata që ishin jashtë këtij
rrethi, siç ishin idhujtarët paganë të kombeve
të ndryshme. Ungjijtë na flasin për bisedat c
Jisuit me: a) gruan samaritane (Jn. 4:7-26),
b) gruan finikosiriane ose kananease (Mt.
15:21-28, Mk. 7:24-30), c) pushtuesit romaké,
p.sh. kryeqindësin e Kapemaumit (Mt. 8:5-13;
Lik. 7:1-10), me Pilatin (Jn. 18: 33-19: 11), si
dhe d) me helenët idhujtarë, me të cilët u takua
pak ditë para se të pësonte (Jn. 12: 20) etj.
Pra, gjatë jetës së Tij në Tokë, Krishti nuk
iu shmang shoqërisë njerëzore, përkundrazi
Al ndiente gëzim kur shoqërohej me njerëzit,
gjithashtu ndiente edhe trishtim me zemër-
ngurtësinë e disave prej tyre që nuk e pranonin
Atë si Perëndi. Ai e dinte se, pas veprës së Ty
shpëtimtare, do të largohej nga Toka dhe njerë-
zit nuk do ta shihnin as do ta dëgjonin më, pra-
ndaj Ai që në fillim të misionit të Tij shpëtimtar
zgjodhi dymbëdhjetë burra, të cilët 1 bëni nxë-
nës të Tij. Ata do të ishin dëshmitarët më të
afërt të Ekonomisë Hyjnore, të dashurisë së
Perëndisë që tregoi për njerëzit. Pas Ngjalljes
dhe Ngjitjes së Tij në Qiej, ata u bënë trumbetat
e fuqishme nga ku u përhap mesazhi shpëtim-
tari Ungjillit, 1 lëçitjes gazmore të Ngjalljes në-
për kombet e fiset e botës. Këta dymbëdhjetë 1
zgjodhi Jisui, që ta shoqëronin gjatë misionit
të Tij tri vitet e fundit të jetës së Tij në Tokë,
dhe njëkohësisht 1 bëri ata bashkëpunëtorë
në veprën e shpëtimit. Më vonë, do t’i dërgonte
anembanë botës që të predikonin Ungjillin, me
qëllim që dëshira ¢ Perëndisë të bëhej nga të
gjithë njerëzit dhe të gjithë njerëzit të bëheshin
anëtarë të Mbretërisë së Perëndisë. Të dymbë-
dhjetë nxënësit do të mermin përsipër për-
gjegjësinë nga vetë Krishti 1 ngjallur, që të
vazhdonin veprën c Tij shpëtimtare në Tokë.
Le të shohim më poshtë se si e përshkruajnë
ungjillorët zgjedhjen e dymbëdhjetë nxënësve.
a) Ungjillor Mattheu përdor frazat: “dy-
mbëdhjetë nxënësit” (Mt. 10:1; 11:1; 20:17),
“dymbëdhjetë apostujt” (Mt. 10:2), si dhe
shkurt “të dymbëdhjetët” (Mt. 10:5; 26:14;
26:47).
b) Ungjillor Marku, kur flet për zgjedhjen
e dymbëdhjetë nxënësve, thotë se: “Pastaj
[Jisui] ngjitet në mal dhe thërret pranë ve-
tes sa njerëz deshi ai, dhe ata shkuan tek
ai. Edhe zgjodhi dymbëdhjetë veta, që të je-
në bashkë me të dhe që t’i dërgojë të pre-
dikojnë. Edhe të kenë pushtet të shërojnë
sëmundjet, dhe të nxjerrin djajtë ‘(Mk.
3:13-15). Ungjillor Marku është 1 vetmi që
për këtë rast përdor frazën “që të jenë bashkë
me té” (Mk. 3:14). Gjithashtu, ai thekson se
Jisui “thërret pranë vetes sa njerëz deshi ai,
dhe ata shkuan tek ai” (Mk. 3:13) dhe
“zgjodhi dymbëdhjetë veta” (Mk. 3:14).
c) Ndërsa Ungjillor Llukai na jep një tjetër
hollësi përpara se Jisui të zgjidhte të dymbë-
dhjetë nxënësit e Tij. “Edhe në ato ditë doli
në mal të falej, dhe e kaloi natën duke iu
falur Perëndisë. Edhe kur u bë ditë, thirri
nxënësit e tij, dhe zgjodhi nga ata dymbë-
dhjetë, dhe i quajti apostuj” (Lik. 6:12-13).
Edhe ungjillor Llukai si dhe Mattheu përdor
për nxënësit frazat: “të dymbédhjetét” (Llk.8:1:
9:12, 18:31, 22:3 dhe 47), “dymbëdhjetë nxë-
nësit” (Llk. 9:1) e “dymbëdhjetë apostujt”
(Lik. 22:14).
d) Ungjillor Joani nuk na jep të njëjtën
paraqitje të ngjarjeve të zgjedhjes së nxënësve,
siç na përshkruhet nga tre ungyillorét e tjerë
sinoptikë, por ai na jep disa të dhëna që nuk na
1 japin të tre ungjillorët e tjerë, siç janë njohja e
Jisuit me disa nga nxënësit e tij – Andrean, Joanin
e Petron – të cilët më përpara ishin nxënësit e
Joan Pagëzorit (Jn. 1:40-49), si dhe ajo e Filipit
dhe e Nathanailit.
Në Ungjijtë c tyre, Mattheu c Llukai për-
mendin disa fjalë të Jisuit që lidhen me misionin
e nxënësve. Me ato fjalë Krishti jep përmbajtjen
e predikimit apostolik dhe përcakton qartë
universalitetin dhe pérjetshméniné e tij. Ata do
të predikojnë “mbi gjithë kombet, duke zënë
nga Jerusalemi” (Lik. 24:47) ec do të bëhen
“dëshmitarë [té Jisuitj edhe në Jerusalem
edhe në gjithë Judenë edhe në Samari edhe
deri në fund të dheut” (Vep. 1:8). “Shkoni
pra e mësoni gjithë kombet” (Mt. 28:19).
“Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët
deri në mbarim të jetës” (Mt. 28:20).
Pra, zgjedhja e dymbëdhjetë apostujve ish-
te një veprim i thellë theologjik 1 Perëndisë me
rezultate pozitive e shpëtimtare për gjithë nje-
rëzit. Rëndësia e kësaj vepre e bëri Jisuin që
të lutej gjithë natën (Llk. 6:12) dhe në mëngjes
Ai “thërret pranë vetes sa njerëz deshi ai, …
zgjodhi dymbëdhjetë” (Mk. 3:13-14).
Në të tre Ungjijtë sinoptikë, duket qartë se
Jisui 1 zgjodhi nxënësit e tij. Ndërsa ungyillor
Joani thekson më tepër qëllimin kristocentrik
të zgjedhjes së nxënësve: “A nuk ju zgjodha
unë ju të dymbëdhjetët” (In. 6:10), “Unë di
cilët kam zgjedhur” (Jn. 13:18), “Unë ju
zgjodha” (Jn. 15:19). Natyrisht që në këtë
zgjedhje Jisui nuk vepron vetë, por në të merr
pjesë e gjithë Trinia.
“Dymbëdhjetë nxënësit”, “dymbëdhjetë
apostujt” ose shkurt “të dymbëdhjetët” që
përdorin gjithë ungjillorët është me fjalë të
ndryshme, përcaktimi 1 grupit të ngushtë të
bashkëpunëtorëve të Jisuit. Ky numër u zgjodh
që në fillim nga Krishti për një synim të the-
llë theologjik, sepse ai lidhet e ka të bëjë me
marrëveshjen – Dhiatën – ¢ Perëndisë me po-
pullin e zgjedhur. Kështu, me zgjedhjen e të
dymbëdhjetëve kemi një rinovim të marrëve-
shjes së Perëndisë me popullin e zgjedhur të
Izraelit, 1 cili përbëhej nga dymbëdhjetë fise.
Pra, të dymbëdhjetë nxënësit e Jisuit u bënë
udhëheqësit e Izraelit të ni, të Kishës, me qëllim
që ajo të rrënjosej në botë e të lulëzonte ma-
rrëveshja – Dhiata e Re. Në Ardhjen e Dytë të
Krishtit, dymbëdhjetë nxënësit do të rrinë mbi
dymbëdhjetë frone, që të gjykojnë të dymbë-
dhjetë fiset e Izraelit (Mt. 19:28); dhe muri 1
Jerusalemit të Ri qiellor do të ketë dymbëdhje-
të themele e mbi to dymbëdhjetë emra, emrat
e të dymbëdhjetë apostujve të Qengjit (Zbul.
21:14).
Kur Jisui thir të dymbëdhjetë nxënësit e Tij,
kishte parasysh dhe ndërmend dymbëdhjetë
fiset e Izraelit në Dhiatën e Vjetër. Prandaj të
njëmbëdhjetët, – sepse Juda u var – pas Ngjitjes
së Krishtit në Qiej dhe para Pentikostisë, kry-
en menjëherë zgjedhjen e Matthias, zëvendë-
suesit të Judës, me qëllim që të plotësohej ve-
ndi bosh 1 tradhtarit, sepse ditën e Pentikostisë
duhej të mos mungonte asnjë prej tyre, me që-
llim që num 1 të dymbëdhjetëve të ishte 1 plotë
(Vep. 1:15-26).
Arkimandrit Kozma Sovjani