EmailFacebookKontakt

Vlerësohen nxënësit e Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”

Në datën 20 qershor 2015, nga
Ministria e Arsimit dhe Sportit, u
organizua ndarja e çmimeve për
nxënësit fitues në olimpiadat ko-
mbëtare për vitin 2015. Tre nga
nxënësit e Liceut Kishtar “Kryqi i
Nderuar” në Sukth: Arben Petroshi
(klasa XII), fitues i vendit të tretë
në biologji, Kristi Kërçyku (klasa
Vlerësohen nxënësit
e Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”
X), fitues i vendit të dytë në lëndën
e kimisë dhe Anastas Ranxha (klasa
X), fitues i vendit të tretë në olimpi-
adën e matematikës, u vlerësuan
për punën dhe përkushtimin e tyre,
duke u pajisur me certifikatat për-
katëse.
Një vlerësim tjetër morën disa
nxënës edhe nga Drejtoria Arsimo-
re Rajonale, Durrës, për vendet e tre-
ta, të dyta dhe të para në olimpiadat
e vitit 2014-2015. Gjashtë nga nxë-
nësit e kësaj shkolle morën shtatë
vlerësime për lëndët; matematikë,
fizikë, kimi, biologji dhe letërsi.
Liceu Kishtar “Kryqi i Nderuar”
në Sukth ka çelur dyert e tij qysh
në shtator të vitit 2007 dhe, nën kuj-
desin e veçantë të Fortlumturisë së
Tij, Kryepiskopit Anastas, po ecën
përpara mbi themele të forta.
Kjo shkollë e mesme zë një vend
të rëndësishëm brenda sistemit të
gjerë arsimor të Kishës Orthodho-
kse Autoqefale të Shqipërisë, që
përfshin kopshtet, shkollat 9-vje-
çare, gjimnazet dhe Shkollën e
Lartë Private “Logos”, duke mbu-
luar kështu gjithë hapësirën edu-
kative për nxënësit dhe studentët
në vendin tonë.

3