EmailFacebookKontakt

Vizitë njohëse dhe shpirtërore

Grupi rinor “Bijtë e Dritës”, Berat, së bashku
me grupin e fëmijëve të katekizmit të qytetit,
vizituan Akademinë Theologjike “Ngjallja e
Krishtit” në Shën Vlash, si dhe qytetin e Durrë-
sit. Me gëzim morën pjesë në Liturgjinë Hyjno-
re, e cila u kryesua nga Episkopi i Apollonisë,
Imzot Nikolla, i cili me përzemërsi i mirëpriti të
rinjtë dhe fëmijët.
Pas Liturgjisë Hyjnore, në një atmosferë shu-
më të ngrohtë dhe miqësore, grupi kaloi disa
orë në Manastir, ku patën mundësi të vizitojnë
Akademinë Theologjike, Skitin e Miroprurëseve,
si dhe Shtëpinë Orthodhokse të Shpresës. Një

Vizitë njohëse dhe shpirtërore
buqetë këngësh dhe shumë emocione u
përjetuan në këtë takim kaq mbresëlënës.
Më pas grupi vazhdoi për në qytetin e Durrë-
sit, duke ecur në hapat apostolikë. Ata vizituan
kishën e Apostull Pavlit dhe të Shën Astit, muret
e kalasë së qytetit, si dhe amfiteatrin madhështor,
me kishën dhe afresket e tij. Aty ata kujtuan të
krishterët e parë, të cilët me shumë guxim poho-
nin besimin e tyre edhe pse përpara kishin egër-
sirat e tmerrshme. Me gëzim, të rigjeneruar
shpirtërisht, si dhe me përshtypjet më të mira, u
mbyll kjo ditë e bekuar dhe e veçantë.
Dhjakon Joan Qako

3